'Rinia po emigron për shkak të Ramës', Basha: Nëse kjo situatë vazhdon, vendi do marrë fund

'Rinia po emigron për shkak të Ramës', Basha: Nëse kjo situatë vazhdon, vendi do marrë fund

Basha me të rinjtë në Devoll

Kryetari i Partisë Demokratike thotë se rinia po ikën nga vendi e fajtor të vetëm për këtë bën kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Basha shkruan se Rama i ka lënë si zgjidhje vetëm emigrimin dhe marrjen me drogë.

“Rinia po emigron masivisht sepse në mungesë të politikave të punësimit, e vetmja zgjidhje që Edi Rama i ka lënë rinisë është ose të merret me drogë, ose të emigrojë, shprehet ai", duke kujtuar se dje zhvilloi pikërisht për këtë çështje një takim me të rinjtë e Devollit.

Basha thotë se detyra e parë e qeverisë do të jetë përgjysmimi i tarifave për arsimin e lartë dhe pagesa e stazheve për të sapodiplomuarit si dhe hartimi i një ligji të ri për ndjekjen e studimeve nga të rinjtë pavarësisht nga mundësitë e tyre ekonomike.

Rinia po emigron masivisht sepse në mungesë të politikave të punësimit, e vetmja zgjidhje që Edi Rama i ka lënë rinisë është ose të merret me drogë, ose të emigrojë. Nëse kjo vazhdon vendi do të marrë fund!Me të rinjtë e Devollit diskutuam për vështirësitë që të rinjtë kanë për të vazhduar studimet e larta për shkak të rritjes së tarifave dhe prej papunësinë.

Detyra e parë e qeverisë së PD do të jetë përgjysmimi i tarifave për arsimin e lartë dhe pagesa e stazheve për të sapodiplomuarit.
Do hartojmë ligj të ri në mënyrë që çdo i ri dhe e re shqiptare të ndjekë studimet pavarësisht nga mundësitë ekonomike të familjes.
Një vend, rinia e të cilit në shumicë kërkon të largohet, shkon drejt shuarjes por bashkë me vendosmërinë e të rinjve shqiptarë, këtë nuk do e lejojmë!

Lulzim Basha, kryetar i PD-së 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës