Rinis mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Blinken: Rusia të përjashtohet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut! Pritet miratimi i Rezolutës së propozuar nga SHBA e Shqipëria

Rinis mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Blinken: Rusia të përjashtohet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut! Pritet miratimi i Rezolutës së propozuar nga SHBA e Shqipëria

Sesioni i tretë i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka nisur në Nju Jork. Asambleja e Përgjithshme u thirr me propozim të SHBA-së dhe Shqipërisë pasi nuk u miratua në Këshillin e Sigurimit rezoluta e propozuar nga dy vendet që cila dënonte agresionin e saj kundër Ukrainës dhe kërkonte tërheqjen e menjëhershme të të gjitha trupave të saj nga Ukraina.

Kjo është hera e dytë që OKB mblidhet në një seancë të posaçme që prej vitit 1982. Në përfundim të maratonës së fjalimeve, pritet të votohet rezoluta.

Draft rezoluta e Asamblesë së përgjithshme pritet të votohet sepse asnjë komb nuk ka të drejtën e vetos në këtë dhomë, por rezoluta që pritet të nuk është ligjërisht detyruese si rezolutat e Këshillit të Sigurimit.

Lajm në përditësim..

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:38
Blinken kërkon përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi abuzimet e Rusisë me të drejtat e njeriut dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar, ndërsa kryen sulmin e saj ndaj Ukrainës. Ai hodhi idenë e largimit të Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut gjatë një fjalimi para këshillit ditën e sotme.

“Me arsye mund të pyetet nëse një shtet anëtar i OKB-së që përpiqet të marrë nën kontroll një shtet tjetër anëtar të OKB-së – ndërkohë që kryen abuzime të tmerrshme të të drejtave të njeriut dhe duke shkaktuar vuajtje masive humanitare – duhet të lejohet të qëndrojë në këtë këshill?”, tha Blinken.

Në këshill janë 47 shtete anëtare, të cilat zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ku një prej tyre është Rusia. 

Blinken kritikoi gjithashtu vende si Kina, të cilat nuk e kanë deklaruar qartë se Rusia është autori i vetëm i kësaj krize.  

Blinken sfidoi UNHRC-në që të bashkohej për të provuar dhe parandaluar një luftë edhe më vdekjeprurëse. 

“Këto janë shkeljet e të drejtave të njeriut që ky këshill është krijuar për të ndaluar. Nëse nuk mund të bashkohemi tani, kur do të bashkohemi?” tha Blinken. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen