Kategoria Superiore në kampionatin shqiptar të futbollit ka nisur me surpriza dhe e paparashikueshme që në ndeshjet e para duke premtuar për një garë të fortë deri në metrat e fundit.
Surpriza e parë ka ardhur nga Shkodra, aty ku Vllaznia mundi kampionët e Skënderbeut me rezultatin minimal 1-0, por që vlen 3 pikë të arta në luftën për mbijetesë, të paktën për momentin.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në pjesën e dytë në të 66’ me Kalanë, i cili dërgoi topin në rrjetë pas inkursionit të shpejtë nga e majta të Shtubinës.
Një meritë të vecantë për fitoren e kuqebluve ka padyshim arkitekti i ri i këtij ekipi, Armando Cungu që ka rikthyer sërish besimin te ekipi dhe tifozeria shkodrane për një rikthim të fuqishëm.
Ndërsa Skënderbeu detyrohet që të pranojë humbjen duke i dhënë mundësi Partizanit që të ngjitet me pikë të barabarta në krye. Partizani ka likuiduar Laçin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në ‘Qemal Stafa’ duke kapur Skënderbeun në krye të klasifikimit me pikë të barabarta 43 në 19 javë.
Ndryshe nga ndeshja e zhvilluar në Kupën e Shqipërisë, të kuqtë kanë zbritur në fushë me një tjetër ‘fytyrë’ duke shënuar dy herë me Racic dhe Vilën, ndërsa kapiteni Hoxha doli në pjesën e dytë me karton të kuq.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Pukë, Tirana ashtu sikur pritej nuk ka bërë hapa fals duke mundur Tërbunin 1-3.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com