TIRANE- Pas ndarjes së re administrative, në vend do të nisë dhe regjistrimi i pronave që do të kenë njësitë e reja. Një regjistrim i tillë do të kalojë në sitë të gjithë pronat në vend, për të parë se cilat prej dosjeve kanë pronar dhe cilat prej tyre mbesin të shtetit.
Në këtë mënyrë, të gjitha kartelat që janë në ZRPP dhe që janë të shënuar me pronar shtet, do të kalojnë në pronësinë e bashkisë brenda kufirit në të cilën gjenden. Po ashtu dhe në rastet kur kartela e pronës nuk gjendet dhe kur është fshirë emri i ish pronarit të vjetër, prona do t’i kalojë shtetit. Kjo duke bërë krahasimin dhe me të dhënat që ka AKKP, për të parë nëse për sipërfaqen ka persona të interesuar apo jo.
/Shqiptarja.com