Rinisin për të disatën herë punimet në kompleksin e Partizanit, klubi: Së shpejti nis shtrimi i fushës dhe vendosja e stolave

Rinisin për të disatën herë punimet në kompleksin e Partizanit, klubi: Së shpejti nis shtrimi i fushës dhe vendosja e stolave

Për të disatën herë punimet në kompleksin e Partizanit kanë rinisur me shpresën se do të përfundojnë. Së fundmi klubi ka postuar disa foto ku duket hoteli që po shkon drejt fundit, ndërsa në ditët në vijim pritet të shtrohet fusha e gjelbër pas largimit të inerteve.

Shkak për vonesën e inaugurimit të impianit të ri sportiv sipas klubit janë bërë disa vendime burokratike, pasi ai po ndërtohet brenda një zone ushtarake në zonën e quajtur ‘Kafja e Rremës’.

Njoftimi i klubit.

-KOMPLEKSI SPORTIV I PARTIZANIT

-PRESIDENTI DEMI NDJEK NGA AFËR ECURINË E PUNIMEVE

-Akademia dhe stadiumi FK Partizani po marrin formë

-Në tribunën qëndrore kanë përfunduar plotësisht sistemet e koindicionimit, sistemet hidrosaitare, sistemet elektrike dhe vetratat e duraluminit

-Ditët në vijim nis shtrimi i fushës dhe montimi i ulëseve të stadiumit

-Ecuria e punimeve po vijon me ritme shumë të shpejta jo vetëm për stadiumin, por edhe në ambjentet e tjera që do të vihen në funksion të Akademisë së Partizanit, fushat stërvitore, hoteli, zyrat e administratës!

-Të gjitha ambjentet funksionale të stadiumit janë konform standarteve të UEFA-s

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!