Rinisin reshjet e borës, në veri
apel për ndihma ushqimore
Bulqizë, mblidhet shtabi i emergjencës
Shalë, i vdekuri transportohet në morg

Rinisin reshjet e borës, në veri<br />apel për ndihma ushqimore<br />Bulqizë, mblidhet shtabi i emergjencës<br />Shalë, i vdekuri transportohet në morg
TIRANE- Në veri të vendit kanë rinisur sërish reshjet e dëborës duke rrezikuar dhe përkeqësimin e situatës. Raportohet se reshjet kanë vazhduar gjithë natën në rrethin e Pukës, në qarkun Kukës, Dibër, Malësi e Madhe dhe në Korçë. Në qarkun e Dibrës dhe Kukësit disa familje bëjnë apel për ndihma ushqimore dhe ilace. Familjet në zonat e izoluara të Martaneshit në Dibër thonë se pakot kanë qenë të pamjaftueshme, ndërkohë që në komunat e rrethit të Kukësit nuk është bërë ende shpërndarja e ndihmave.

KUKES E DIBER:   NDIHMAT JANE TE PAKTA
Në Kukës janë 180 familje nga komuna Ujmisht janë 182 familje që kanë nevojë për ndihma ushqimore, në Zapod 80 familje ndërsa në Surroi 200 familje. Kryetarët e komunave presin të dorëzojnë listën me emrat e familjeve pranë prefekturës ku është mbledhur shtabi i emergjencës që më pas të bëhet dhe shpërndarja e ndihmave. Dje në rrethin e Kukësit kanë mbërritur 2 kamionë me ndihma ushqimore. Nuk janë shpërndarë ndihma as në rrethin e Hasit, ndërsa dje ka pasur shpërndarje të ndihmave vetëm në Tropojë.

Në komunën Martanesh të Dibrës banorët bëjnë apel për të hapur rrugën që lidh qendrën e komunës me qytetin. Ndërkohë që në komunën Ostren, një zonë tepër e goditur nga reshjet kanë mbërritur vetëm 22 pako ushqimore, nga 50 që ishin kërkuar. Nuk mund të flitet për një zgjidhje për problemin e të sëmurëve. Në raste të urgjencës njerëzve u duhet të udhëtojnë orë të tëra në këmbë në mes të borës për të dalë më pas në rrugë kryesore, dhe për të dërguar të sëmurin në spitalin e Peshkopisë. Një rast ishte dhe ai me një grua që kishte pësuar trompozë dhe ishte transportuar në këmbë me barelë për tre orë deri në rrugën kryesore.

SITUATA E BORES NE VERI E VERILINDJE
Në Pukë mbeten të bllokuara segmentet rrugore Fushë Arrëz-Kukës, Fushë Arrez-Bajram Curri, ndersa kalohen me zinxhirë akset Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Mirditë dhe Pukë -Shkodër. Po punohet për hapjen e rrugës së komunës Qelez.

Në qarkun e Shkodrës, në Malësinë e Madhe janë të pakalueshme akset Bogë-Theth dhe Theth-Vermosh.

Në Dibër reshje të dendura të dëborës kanë nisur në komunat Ostren, Trebishtë dhe në zonën e Martaneshit, të cilat prej 9 ditësh vazhdojnë të mbeten të bllokuara, duke vështirësuar dhe më shumë jetesën e banorëve atje. Të izoluara janë dhe komunat Lure, Kala e Dodës, Sllove, Muher, disa fshatra të Martaneshit dhe disa fshatra të komunës Zerqan.

Disa banorë bëjnë apel për furnizim me ndihma ushqimore ndërkohë që ka pasur dhe probleme me disa të sëmurë.

Në Kukës të gjitha komunat janë të bllokuara, ndërsa nga komuna Ujmisht kërkohet furnizim me ndihma ushqimore ndërkohë që prej 9 ditësh nuk funksionon asnjë qendër shëndetësore. Akse të bllokuara janë Krume-Bajram Curri, Bajram Curri-Qafe Morinë, Kukës-Peshkopi, Kukës- Shishtavec. Të kalueshme me zinxhirë janë Kukës-Krume dhe Morinë- Kalimash

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Pagat e mësuesve në institucionet arsimore, sa rriten për secilën kategori

Pagat e mësuesve në institucionet arsimore, sa rriten për secilën kategori