Rinovohet Marrëveshja e Ndihmës për Objektiva Zhvillimi me USAID, Mete: Zgjerohet më tej financimi, afati shtyhet deri në 2030

Rinovohet Marrëveshja e Ndihmës për Objektiva Zhvillimi me USAID, Mete: Zgjerohet më tej financimi, afati shtyhet deri në 2030

Qeveria Shqiptare ka nënshkruar sot rinovimin e marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme”.

Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, në prani të Drejtoreshës së Misionit të USAID në Shqipëri, Mischere Kawas, u shpreh se Marrëveshja e ratifikuar fillimisht në fund të vitit 2013, ka ofruar mbështetje serioze për ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në fusha si, të drejtat e njeriut, qeverisja, zhvillimi ekonomik, paqja dhe siguria.

“Rinovimi i marrëveshjes deri në vitin 2030, duke e çuar vlerën e përgjithshme të financimit deri në 97 milionë dollarë, është një tjetër dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë Amerikane për Shqipërinë, një mbështetje e cila bëhet edhe më e rëndësishme për vetë stadin në të cilin ndodhet aktualisht vendi ynë në procesin e negociatave dhe përpjekjet për t’u afruar më shpejt me Bashkimin Europian. SHBA ka qënë dhe vijon të jetë një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit tonë, jo vetëm sa i përket anëtarësimit në strukturat euroatlantike, por edhe sa i përket reformave të rëndësishme, siç është edhe reforma në drejtësi, apo një sërë reformash të tjera që po ndërmarrim, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, si dhe zhvillimit të sektorëve prioritarë të ekonomisë,” u shpreh ministri Mete.

Nga ana e saj, Drejtoresha e USAID në Shqipëri theksoi se “ky është një moment kyç, ndërkohë që Shqipëria ndërmerr hapat e rradhës drejt integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në BE. Ne jemi gati të jemi një aleat në çdo hap, ku USAID zgjeron dhe thellon marrëdhënien e bashkëpunimit me qytetarët dhe Qeverinë e Shqipërisë. 

Që nga viti 1992, USAID ka investuar mbi 500 milionë dollarë në Shqipëri në mbështetje të pluralizimit politik, shoqërisë civile, qeverisjes vendore, sundimit të ligjit, sektorët e energjetikës dhe shëndetësisë, rritjes së qëndrueshme ekonomike, përfshirë zhvillimin e turizmit dhe mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri Mete zhvilloi një takim me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, David Wisner.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, u kërkonin para biznesmenëve duke i shkruar në 'Signal' si zyrtarë vendorë, 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)

Lezhë, u kërkonin para biznesmenëve duke i shkruar në 'Signal' si zyrtarë vendorë, 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)