Rinovimi kontratës, zbulohet takimi
Messit me drejtuesit e klubit

Rinovimi kontratës, zbulohet takimi<br />Messit me drejtuesit e klubit
SPANJE- Argjentinasi Lionel Messi dhe skuadra spanjolle e Barcelonës do të rinovojnë kontratën e tyre në muajin maj.
 
Lajmi bëhet publik nga e mediat spanjolle sipas së cilave, babai dhe njëkohësisht agjenti i futbollisti Jorge Messi muajin e ardhshëm do të udhëtojë drejt Barcelonës për të zhvilluar një takim me drejtuesit e kampionëve të Spanjës për të diskutuar detajet e fundit të kontratës së re.
 
Messi do të nënshkruajë me Barcelonën një kontratë deri në vitin 2022, ndërkohë që ajo aktuale skadon në qershor të vitit 2018.
 
Përveç kësaj, Messi ka në kontratën e tij një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 250 milionë Euro që është një prej arsyeve që kanë frenuar shumë klube që të tentojnë blerjen e futbollistit.
 
Pas rinovimit të Messit, Barcelonës do t’i duhet të zgjidhë çështjen e kontratës së Andres Iniestës dhe atë të rritjes së pagës së portierit Marc Andre Ter Stegen.
 
Por, ajo që ka më shumë rëndësi për klubin katalanas, është përcaktimi i trajnerit që do të marrë vendin e Luis Enriques, i cili do të largohet nga posti i tij në fund të këtij sezoni.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot