/ATSH/ - Ka përfunduar rinovimi i mjediseve të qendrës kulturore në Burrel.

Përfaqësuesit e USAID-it në Shqipëri morën pjesë sot në rihapjen e Qendrës Kulturore në Burrel.

Me mbështetjen e Korpusit të Paqes në Shqipëri Peace Corps Albania dhe të USAID-it, mjediset e kësaj Qendre u rinovuan dhe janë tani gati për veprimtari kulturore, shkruan USAID në një postim në "Facebook".