TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka shtyrë për dy ditë vendimin për rinumërimin e votave të qarkut të Shkodrës, duke i lënë kështu hapësirë KQZ-së të vazhdojë rinumërimin, pavarësisht se pas dy ditësh, Kolegji mund ta shpallë të pavlefshëm atë proces njësoj si për qarkun e Lezhës.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Koli Bele, njoftoi se "Kolegji, për arsye proceduriale, të kërkuara nga PR-ja, vendosi shtyrjen e vendimit për rinumërimin që po u bëhet, votave të Shkodrave, pas dy ditësh. Nuk ka ndonjë shqetësim nga PS-ja për rinumërimin që po bëhet në KQZ. Ne presim me qetësi vendimin e Kolegjit që në bindjen tonë do jetë i të njejtit standart me vendimarrjen e mëparshme lidhur me qarkun e Shkodrës.
PS-ja ka paraqitur sot ankimimin e saj për rinumërimin e votave të qarkut të Shkodrës, një vendim i jashtëligjshëm i marrë nga KQZ-ja, pasi ka tre ditë që ka përfunduar afati ligjor dhe njësoj si edhe për qarkun e Lezhës, vendimarrja ka qënë e paligjshme. KQZ-ja,”- përfundoi Bele, - “do ta vazhdojë ta përfundojë atë teatër absurd që ka nisur.”
ORA 14:00 PD E PR KERKOJNE PERJASHTIMIN E RELATORES GABA
Sot në mesditë, procesi në Kolegjin Zgjedhor ku nisi shqyrtimi i ankimimit të PS-së për qarkun e Shkodrës mori rrjedhë tjetër. PD-ja e PR-ja kërkuan përjashtimin e relatores Gjinovefa Gaba, e cila sipas tyre ishte ndëshkuar me masë disiplinore nga ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj në vitin 2008, që i kishte propozuar KLD-së shkarkimin e sajl por kërkesa e tyre u hodh poshtë. Gaba do të vazhdojë të gjykojë ankimimin e PS-së.
Vendimi për rinumërimin e votave në qarkun e Shkodrës u mor më 19 korrik nga 4 anëtarët e KQZ-së, pa kuorumin e nevojshëm prej 5 votash, pavarësisht kundërshtimeve të PS-së e LSI-së. KQZ-ja miratoi ankesën e republikanëve për rinumërim të votave, të cilët pretendojnë të marrin një mandat, që sipas tyre u ka shkuar demokratëve.
Redaksia online
(ar.sh/s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kukës, Kolegji pranon provat e LSI-së