Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nis rinumërimin e votave për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës. Vetë Shkëlqim Hoxha kandidati i "Bashke Fitojme" po ndjek procesin e rinumërimit me vëmendje.
Fitorja me vetëm 20 vota më shumë e Edison Memollës së socialistëve në Rrogozhinë, pas zgjedhjeve, e zhvendosi betejën për këtë bashki në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ që e mori në shqyrtim më 31 maj 2023.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” e ankimoi, duke kërkuar rinumërim dhe shpalljen të pavlefshme të kutisë së burgut të Rrogozhinës, që vulosi fitoren e Memollës.
Pavarësisht se ankimimi i tyre u rrëzua me votat e 3 anëtarëve të KAS, dy anëtarët e tjerë, Elvis Cefa dhe Ledio Braho shfrytëzuan hapësirën që i jep ligji, për të kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Rrogozhinë, përfshirë edhe atë të burgut.
Lajmi kryesor: