Vendoret 2023/ KAS rinumëron votat në Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha s'i ndau sytë fletëve, por Memollaj mbeti fitues! Nesër vendimi për kutitë e burgut

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rinumëruar sot votat për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës, duke konfirmuar fitoren e Edison Memollës i cili ka numrin më të madh të votave krahasuar me kandidatin përballë tij, Shkëlqim Hoxha. 

Në rezultatin përfundimtar që do të reflektohet edhe në tabelën e KQZ, Memolla i PS ka 5129 vota ndërsa Shkëlqim Hoxha i 'Bashkë Fitojmë' ka 5108 vota, pra diferenca është vetëm 28 vota. 

BF ka kërkuar heqjen nga tabela përfundimtare e rezultatit të qendrës së votimit në burgun e Rrogozhinës me pretendimin se kanë parregullsi dhe se banorët e burgut janë të përkohëshëm dhe jo rezident të qytetit. Ndërsa PS thotë se nëse kjo ndodh, atëherë do privonim një të drejtë që kanë të burgosurit, të drejtën e votës.

Ndërkohë nesër në orën 13:30 do të hapen kutitë për Belshin.

Vendimi u mor pas kërkesës së dy anëtareve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa. Nërkohë, anëtarët e tjerë të KAS ishin të mendimit se provat e sjella nga përfaqësuesit ligjor të Bashkë Fitojmë ishin jo të rregullta.

Sipas përfaqësuesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, rreth 60 fletë votimi rezultojnë se janë konsideruar të vlefshme, ndërkohë që shënimet kanë qenë ndryshe nga ato që lejohen nga KQZ dhe këto fletë votimi pasi janë shpallur të vlefshme i kanë kaluar si vota PS.

Po ashtu është depozituar si provë dhe një video, ku sipas tyre rezultojnë se në kuti ka dy fletë votimi më shumë sesa shkruhet në kuti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:15
Përfundon rinumërimi i kutive për bashkinë e Rrogozhinës, Memolla mbetet fitues me 21 vota diferencë

Ka përfunduar rinumërimi i kutive për votat për kryetar të bashkisë së Rrogozhinës. Në përfundim, rezultati ka qenë i njëjtë, Edison Memolla i PS ka numrin më të madh të votave pavarësisht diferencës së vogël me Shkëlqim Hoxhës të ‘Bashkë Fitojmë’.

Përkatësisht pas rinumërimit të votave, Edison Memolla rezulton të ketë 5129 vota dhe kandidati rival, 5108, me vetëm 21 vota diferencë.

Ndërkohë në rezultatin e KQZ-së, Memolla rezultonte më parë me 5133 vota ndërsa Hoxha me 5103.

Ora 17:08
Hapen kutitë e Elbasanit e Kamzës, KAS rrëzon ‘BF’ e Berishës: Përputhen 100% me rezultatin e sistemit elektronik

Pas rinumërimit të 6 kutive me votat e 14 majit, 3 në Elbasan dhe 3 në Kamëz, të pretenduar nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ me parregullsi, rezulton se ato përputhen 100 % me informacionin e përcjellë nga pajisjet elektronike ditën e votimin dhe numërimit.

“Të dhënat e dala nga rinumërimi, përputhen 100% me rezultatin e sistemit elektronik të transmetuara nga pajisjet elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN) në KQZ Shqipëri. Të dhënat nga rivlerësimi/rinumërimi i disa QV-ve të Bashkisë Elbasan dhe Kamëz”, shkruan Celibashi.

Por edhe pas rinumërimit në tryezën e KAS, përfaqësuesit e ‘Bashkë Fitojmë’ kërkuan kontrollin e pajisjeve elektronike përmes IT, si edhe verifikimin e certifikatave të sigurisë.

‘Bashkë Fitojmë’, kërkoi verifikimin e kodeve të sigurisë, pasi sipas tyre rezultojnë të parregullta në rreth 30 qendra votimi. Për këtë KAS i la kohën KQZ për të kryer verifikimin e duhur.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur rinumërimin e votave për kryetarë bashkie në Bashkinë e Belshit që do të kryhet ditën e martë në 13.30.  

KAS paralelisht ka  nisur dhe rinumërimin e votave në Rrogozhinë sipas një vendimi të marrë më herët.

Ora 14:22
FOTO/ Rinumërohen kutitë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha s'i ndan sytë fletëve të votimit

 

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nis rinumërimin e votave për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës. Vetë Shkëlqim Hoxha kandidati i "Bashke Fitojme" po ndjek procesin e rinumërimit me vëmendje.

Fitorja me vetëm 20 vota më shumë e Edison Memollës së socialistëve në Rrogozhinë, pas zgjedhjeve, e zhvendosi betejën për këtë bashki në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ që e mori në shqyrtim më 31 maj 2023.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” e ankimoi, duke kërkuar rinumërim dhe shpalljen të pavlefshme të kutisë së burgut të Rrogozhinës, që vulosi fitoren e Memollës.

Pavarësisht se ankimimi i tyre u rrëzua me votat e 3 anëtarëve të KAS, dy anëtarët e tjerë, Elvis Cefa dhe Ledio Braho shfrytëzuan hapësirën që i jep ligji, për të kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Rrogozhinë, përfshirë edhe atë të burgut.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SOKOL: 06/06/2023 09:27

    Sa keq SHKELQIMI shkret shpenzoi leket e lojrave te fatit , ku bleu votat nga 400 euro .

    Përgjigju
  • ana: 05/06/2023 17:17

    BLERJA E VOTES MBAN EMRIN E SHKELQIM HOXHES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut