Riorganizimi i Partisë së Lirisë, anëtarja e Komitetit Drejtues shpall kandidaturën për zv.presidente! Në garë me Erisa Xhixhon, të besuarën e Metës

Riorganizimi i Partisë së Lirisë, anëtarja e Komitetit Drejtues shpall kandidaturën për zv.presidente! Në garë me Erisa Xhixhon, të besuarën e Metës

Erisa Xhixho dhe Myrvete Asqeri

TIRANË- Anëtarja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Myrvete Asqeri ka shpallur kandidaturën e saj për postin e zv.presidentes. Silvia Caka njoftoi kandidaturën e Myrvete Asqerisë në një dalje për mediat, ndërkohë që për këtë post kandidon edhe Erisa Xhixho, një nga të besuarat e Ilir Metës.

“Asqeri ka mbaruar arsimin e lartë për “Kontabilitet – Financë” dhe për një kohë të gjatë ka dhënë konsulencë në strategji biznesi, risk financiar, risk kredie, produkte financiare, akes në financë, trajnim dhe mentorim, operacione huadhënie, menaxhuese dhe motivuese e një numri të madh burimesh njerëzore në banka të nivelit të dytë. Aktualisht, ajo mban pozicione të larta në sistemin bankar, pranë të cilit është atashuar që prej vitit 2021”, tha Silvia Caka.  

Partia e Lirisë do të mbajë të shtunën e 27 prillit Konventën, ku vetë kryetari Ilir Meta ka paralajmëruar riorganizim të partisë. Meta ka shtuar akuzat për tradhtarë brenda PL-së, akuza që janë parë si një shigjetim drejt grupit të afërt të Monika Kryemadhit. Meta ka thënë se do i jepet fund nepotizmit..

Në PL s’do ketë më kryetar, por President. Kandidati i vetëm për President është Ilir Meta, ndërsa Tedi Blushi është propozuar Sekretar i Përgjithshëm.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 23/04/2024 17:02

    Likja do te jet vet president dhe sekretatrja e tij e dashur Xhixho nen presidente dmth do ta kthej partin nga familjare ne parti dashnoresh,sa te pa fytyr qe jane sjane ngopur akoma duke vjedhur popullin!

    Përgjigju
    • sajmir: 23/04/2024 19:07

      Epo keshtu jane keto pune

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Festa e Flamurit/ Meta: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj

Festa e Flamurit/ Meta: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj