Riparohen disa linja, OSHEE: Jemi
ne gatishmëri, 11 fidera pa energji

Riparohen disa linja, OSHEE: Jemi<br />ne gatishmëri, 11 fidera pa energji
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka bërë të ditur se 11 fidra në të gjithë vendin janë pa energji elektrike, ndërkohë që grupet e punës janë shpërndarë në terren për të riparuar defektet.

Sipas OSHEE-së, reshjet e dendura të dëborës dhe erërat e forta që kanë fryrë në shumë rajone të vendit, kanë sjellë shkëputje të telave përcjellës duke lënë në errësirë qindra abonentë.

kukes

Mëngjesin e sotëm ekspertët e OSHEE-së kanë konstatuar 35 fidra me probleme, por ndërhyrja e menjëhershme e tyre e ka çuar nurmrin në 11, ku edhe këto do të riparohen shumë shpejt, ndonëse në zonat e thella ka vështirësi për shkak të trashësisë së madhe të dëborës e cila varion nga 60 deri në 80centimetra.

kukes

OSHEE shton se pranë hidrovorëve që bëjnë të mundur thithjen e ujërave janë të dislokuara grupe të veçanta me qëllim ndërhyrjen në çdo rast emergjent që mund të shfaqet.

kukes
 
Ja deklarata e plotë e OSHEE
Aktualisht, referuar informacionit të orës 12.00, në të gjithë vendin janë 11 fidera gjithsej pa energji elektrike nga 35 te evidentuara ne mengjes.
 
Më problematike vërehet situata në zonën e Burrelit, Korcës dhe Kukësit ku konkretisht,  në zonën e Burrelit po punohet për zëvendësimin e dy transformatorëve të demtuar në fidrin Sllove i Peshkopisë.

Grupet e punës së avarite të OSHEE po punojnë për riparimin e difekteve me gjithë vështiresitë në terren të krijuara nga reshjet e borës dhe era e fortë.Grupet e punes janë të mbështetura me të gjithe logjistikën si bazë materiale, automjete dhe vegla pune.
 
Në zonën e Korcës dhe Kukës është bërë i mundur riparimi i difekteve në disa fidra dhe vazhdon puna për riparimin e difekteve pavarësisht trashësisë së borës në zonat e thella ku janë shfaqur defekte në linja si këputje përcjellësash, dëmtim të izolatorëve.
 
 
 Zonat pa energji sipas rajoneve

Rajoni Burrel: Arras, Fushe Çidhe,Lazrej, Mustafe, Kom.Arra, Bardhaj, Lufaj, Dierre.
 
Zona Lushnje: Komuna Ballagat
Rajoni Durres: Zona Golem, Hamallaj.
Rajoni Elbasan: Paper, Bradashesh, Lunik, Polis, Zona Cerrunje pjeserisht, Rrjace, Orenje, Zona Stravaj.
 
Rajoni Fier: Lagja Kryengritje ne Fier
 
Zona Gjirokaster: Lazarat
Rajoni Korce: Cerrave, Vlocisht, Voskopoje, Liqenas, Bucimas, Trebinje
Rajoni Kukes: Lekbibaj, Pac, Kam, Nikolice, Mamez, suroj ,Vile.
 
Rajoni Shkoder:  Arrez Miliska, Koman, Kelmend, rrethinat Lezhe
 
Rajoni Tirane:  Pjeserisht Mullet, Shengjergj, Pjeserisht Zall Bastar.
Rajoni Vlore: Gorishte, Vranisht Pjeserisht
 
 
Pranë të gjithë fiderave që ushqejnë hidrovorët janë grupet e gadishmërisë të cilët shërbejnë 24 orë.
 
Ø Të gjithë linjat që furnizojnë hidrovorët janë në punë.
Ø Fiderat që furnizojnë spitalet dhe konsumatorë të rëndësisë të vecantë janë të gjithë në punë.
Ø Te gjithe nenstacionet ne skeme normale furnizimi
Ø Te gjithe linjat 35kV ne pune.
 
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim