Vlorë - Një defekt i rëndë në tubacionin 500 të ujësjellësit solli probleme gjatë mbrëmjes së djeshme në furnizimin me ujë të qytetit. Për shkak të problematikave të krijuara, pati stakime dhe mbyllje të të gjitha stacioneve të ujësjellësit.

Pavarësisht situatës së vështirë të shkaktuar nga dëmtimi në këtë rrjet kryesor të ujësjellësit, problemi u normalizua vetëm gjatë orëve të vona pas mesnate.

Një fakt i tillë u pranua edhe nga drejtori i ujësjellësit të Vlorës, Klevis Kaso, sipas të cilit situata ishte mjaft e vështirë për shkak të dëmtimit, ndërsa tashmë furnizimi me ujë është rikthyer në normalitet gjatë orëve të para të mëngjesit.

Vlora u përball sërish me një situatë problematike si pasojë e një avarie të rëndë në tubacionin kryesor 500, duke sjellë probleme për disa orë në furnizimin me ujë. Fatmirësisht, tashmë situata është rikthyer në normalitet.

Njoftimi i Ujësjellës-Kanalizime Vlorë

Pas një pune voluminoze dhe intensive që zgjati për disa orë, grupet tona të Sektorit Teknik dhe Mirëmbajtjes arritën të riparojnë avarinë e rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë, në zonën pranë “Miramare”

Falë angazhimit maksimal të ekipeve në terren, ndërhyrja u finalizua me sukses në kohë rekord

Nga dita e nesërme, qyteti do të hyjë në regjimin normal të furnizimit me ujë.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, Klevis Kaso, njoftoi mbylljen me sukses të kësaj avarie të rëndë.

Falenderojmë grupet e punës për përkushtimin dhe gatishmërinë e treguar gjatë gjithë ndërhyrjes