-
Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash (VIDEO)
Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, Klevis Kaso ka dhënë një intervistë për Report Tv pas rasteve të shtuara të banorëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, me simptoma të të vjellave dhe diarresë.
9 Nëntor, 20:29 -
Riparohet defekti në një prej tubacioneve kryesore të Vlorës, nis përsëri furnizimi me ujë i qytetit
Vlora u përball sërish me një situatë problematike si pasojë e një avarie të rëndë në tubacionin kryesor 500, duke sjellë probleme për disa orë në furnizimin me ujë. Fatmirësisht, tashmë situata është rikthyer në normalitet.
12 Maj, 09:18 -
Vlora mbetet pa ujë të pijshëm, shkak defekti në një prej tubacioneve kryesore në qytet! Ujësjellësi: Do punojmë gjithë natën për riparimin e avarisë
Të gjitha stacionet e furnizimit me ujë të pijshëm janë stakuar në Vlorë, ç'ka bën që i gjithë qyteti të mbetet pa ujë. Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar se shkak është bërë një avari në një prej tubacioneve kryesore të furnizimit.
11 Maj, 21:35 -
Punimet për ujësjellësin e ri të qytetit, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Vlorës
Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve bën të ditur se pjesa tjetër e qytetit të Vlorës (veç lagjeve që do të jenë gjithë ditën pa ujë) nuk do të furnizohet me ujë vetëm gjatë orarit të pasdites të së martës.
6 Prill, 21:42 -
Klevis Kaso merr 'në dorë' ujësjellësin e Vlorës: Strategji dhe investime të reja për furnizimin me ujë
Sipas tij, përgjegjësia qëndron në përmirësimin e qytetit dhe në ndryshimin e qasjes së institucionit edhe ndaj qytetarëve. Kaso premtoi gjithashtu investime të reja sa i përket rrjetit të ujit të pijshëm, si në qytet ashtu edhe në fshatrat e Vlorës.
31 Mars, 14:55 -
Klevis Kaso emërohet në krye të Ujësjellësit në Vlorë, zëvendëson Ermal Muratin
Emërimi i Klevis Kasos vjen në një moment kur sektori i furnizimit me ujë dhe menaxhimit të infrastrukturës hidrike mbetet një ndër sfidat kryesore për qytetin e Vlorës, sidomos gjatë sezonit turistik, kur kërkesa për ujë rritet ndjeshëm.
25 Mars, 15:59 -
Punimet në rrjet, të martën ndërpritet furnizimi me ujë në zonën bregdetare në Vlorë
Ndërprerja do të prekë 5 zona: Ujë i Ftohtë, Lungomare, “10 Korrikut”, Kalaja dhe Jonufra, ndërsa pjesa tjetër e qytetit nuk do të ketë ujë përgjatë pasdites. Mëngjesin e së mërkurës, furnizimi do të vijojë normalisht.
22 Shkurt, 18:48 -
Prokuroria i kërkon informacion Ujësjellësit të Vlorës: Në 2022 disa punonjës morën paga duke qenë jashtë shtetit
Prokuroria e Vlorës, përmes një shkrese zyrtare, ka kërkuar informacion nga Drejtoria e Ujësjellësit të Vlorës për periudhën e vitit 2022, lidhur me disa punonjës të cilët, sipas të dhën
11 Shkurt, 16:37 -
Punimet në ujësjellësin e Vlorës, të premten ndërprerje e furnizimit me ujë për disa orë
Qyteti nuk do të furnizohet gjatë orëve të pasdites së ditës së nesërme, ndërsa në orarin e mëngjesit furnizimi do të vijojë normalisht. Megjithatë, thuhet se zona 24 orëshe nuk do të ketë ndërprerje të shërbimit.
15 Janar, 12:17 -
-
Vidhet saraçineska në Vlorë, pas zëvendësimit rikthehet furnizimi me ujë në zonat e prekura
Vjedhja e saracineskës së stacionit, ka lënë pa ujë lagjen “24 Maji”, zonën e Petroliferës, zonën e TEC-it, Portin e Peshkimit dhe Zvërnecin por pas zëvendësimit të shpejtë të pajisjes së vjedhur është mundësuar furnizimi normal me ujë.
31 Dhjetor 2025, 14:46 -