Pas 40 ditësh, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është rishfaqur në publik. Lajmi është njoftuar nga agjencia e lajmeve “Yonhap” e Koresë së Jugut.
Mungesa e udhëheqësit në ngjarjet zyrtare ndezi një seri spekulimesh mbi shëndetin e tij, sidomos të premten e kaluar kur ai nuk mori pjesë në përvjetorin e 69-të të themelimit të Partisë së Punëtorëve.
Kjo është shfaqja e parë e Kimit në publik që nga 3 shtatori. Kim shihet duke qeshur dhe duke ecur me shkop, së bashku me ndihmësit e tij, në një kompleks të sapondërtuar banimi.
Pavarësisht se pamjet u publikuan ditën e martë ende nuk është e qartë se në cilën ditë është bërë vizita.
Ndërsa të e dielën, ambasadori i Koresë së Veriut në Britani tha se lideri i vendit është në gjendje të mirë shëndetësore.
Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com