
Kryeministri britanik Rishi Sunak nuk beson se Kina mund të jetë një palë neutrale në konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë. Kështu u shpreh sot duke iu përgjigjur pyetjeve të Komisionit Ndërlidhës, organi parlamentar që mbledh kryetarët e komisioneve të Dhomës së Komunave.
Kryeministri konservator po i referohej vizitës së fundit tre ditore të presidentit Xi Jinping në Rusi dhe nismës së paqes të kryer nga Pekini.
Dhe ai theksoi për këtë çështje:
"Unë do ta inkurajoja Presidentin Xi të angazhohej drejtpërdrejt me Presidentin Zelensky për çdo propozim të veçantë të paqes që Kina është e interesuar të paraqesë."
Sunak nënvizoi gjithashtu se çdo vendim në lidhje me çdo çështje territoriale, përfshirë atë në lidhje me Krimenë, i takon Kievit.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ SHBA: Jemi pro krijimit të gjykatës speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës! Luftimet pranë zonës bërthamore të Zaporizhzhia











