Rishikimi i Buxhetit, Bode: Dështuat
Braëe: Ju shkurtime 1.5 miliardë $

Rishikimi i Buxhetit, Bode: Dështuat<br />Braëe: Ju shkurtime 1.5 miliardë $
TIRANE- Miratimi i ndryshimeve në buxhetin e shtetit nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë, ka nxitur dje debate të ashpra mes përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës. Ish Ministri i Financave Ridvan Bode i përkufizoi treguesit si dështim i qartë i qeverisë, ndëra kreu i Komisionit Erjon Braçe solli në vëmendje gropën financiare dhe korrupsionin e trashëguar nga qeverisja e djathtë.

“Qeveria nuk e sheh të vërtetën në sy, nuk sulmon thelbin e çështjes së problemit, që është platforma e rritjes progresive të taksave, akti normativ i së cilës dëshmon funeralin e asaj që u pohua si zgjidhje e madhe për ekonominë e vendit, por reket të gjejë justifikime shpesh herë qesharake, siç dëgjuam edhe sot këtu”, tha Financave, Bode duke komentuar shifrat e paraqitura nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani.

Debati
Kreu socialist i Komisionit tha se gjatë kohës që ishte në pushtet, Bode e ka shkurtuar planin e të ardhurave me 1.5 miliardë dollarë. “Në vitin 2009, minus 35,8 miliardë lekë. Në vitin 2010, minus 36,3 miliardë lekë të munguara në të ardhura. Në vitin 2011, minus 31,7 miliardë lekë në të ardhura.

Për të vazhduar në vitin 2012 me minus 25,4 miliardë lekë dhe përgjatë 9 muajve të vitit 2013 kemi përsëri minus 23,4 miliardë lekë në të ardhura. Që do të thotë se, në total vetëm për këto vite mungojnë në të ardhurat e buxhetit të shtetit plot 152,6 miliardë lekë”, tha, Erion Braçe. Kreu i  komisionit kërkoi gjithashtu ndërhyrje në tregun e prodhimit të cigareve duke aurgemtuar se ky sektor ndodhet krejtësisht në zonë informale.

“Duhet të shkojë deri në fund te të gjithë ata që kanë suport politik dhe që kanë ngritur fabrikat e tyre në Malësinë e Madhe dhe që paratë i kanë përdorur në zgjedhje”, akuzoi Braçe. “Këtij i djeg dështimi dhe mundohet të mbijetojë përmes akuzave false. Jep llogari për rënien, me 50% taksa më të larta dhe nivelin më të ulët të të ardhurave të realizuar ndonjëherë. Po të kërkoj llogari përse të mungojnë paratë kur ke ngritur taksat”, replikoi, Ridvan Bode.

Buxheti
Ndërsa argumentoi arsyet për të cilat qeveria vendosi rishikimin e Buxhetit, Ministri Cani theksoi se të ardhurat kanë rënë për shkak të rritjes së prodhimit të brendshëm në sektorin bujqësor dhe atë energjetik, si dhe nga rënia e interesave në tregun bankar. “2,3 miliardë lekë nga këto 15,5 mld lekë mungojnë për shkak të uljes së çmimit të naftës dhe atij të mineraleve në tregjet ndërkombëtare. 1,3 mld lekë mungojnë për shkak të uljes së importit të energjisë elektrike; 1,2 mld lekë mungojnë për shkak të uljes së normës së interesit.

Në qoftë se do t’i mblidhnim të gjitha argumentet që parashtrova, të ardhurat e munguara janë 15,5 mld lekë dhe të argumentuara jashtë mundësive e kapacitetit të menaxhimit të Qeverisë janë mbi 15,5 mld lekë”, u shpreh ministri Cani. Akti Normativ i Qeverisë, për rishikimin e Buxhetit për vitin 2015, i cili shkurton me 22.4 miliardë lekë planin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat, u miratua vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës në Komision votuan kundër.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate