Rishikimi i buxhetit, Cani: Jemi optimistë për gjallërimin e ekonomisë
TIRANË, 25 Shtator/ATSH/.-Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, u shpreh sot optimist në Kuvend për gjallërimin e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se rritja ekonomike po jep reagim pozitiv nga tremujori në tremujor. “Ne jemi optimistë se situata e përgjithshme po ndryshon. Po shohim një ekonomi shqiptare që ka nisur të japë shenjat e gjallërimit, ndërsa […]
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, u shpreh sot optimist në Kuvend për gjallërimin e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se rritja ekonomike po jep reagim pozitiv nga tremujori në tremujor.
"Ne jemi optimistë se situata e përgjithshme po ndryshon. Po shohim një ekonomi shqiptare që ka nisur të japë shenjat e gjallërimit, ndërsa rritja ekonomike ka filluar reagimin pozitiv me përshpejtimin nga tremujori në tremujor", u shpreh ministri Cani gjatë prezantimit në parlament të aktit normativ të qeverisë për rishikimin e buxhetit 2014.
Duke u ndalur tek shifrat, kreu i Financave tha se janë 3.2 miliardë lekë ose 32 milion dollarë më shumë të ardhuara se programi fillestar, ndërkohë që vetëm si 8-mujor të ardhurat e buxhetit 2014 janë 260 milion dollarë më shumë se të ardhurat e realizuara krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar, duke shënuar një diferencë shumë të ndjeshme.
"Shuma prej 32 milion dollarësh do të shkojë në dobi të qytetarëve dhe të ekonomisë shqiptare. Me këto që thashë ne nuk kemi arritur majat, por me të duam t'u tregojmë mosbesuesve se modeli ekonomik që kemi zgjedhur është ai i duhuri dhe që siguron rritje të ekonomisë dhe nxjerrje të saj nga kolapsi", u shpreh ministri Cani sot në Kuvend.
Akti normativ i qeverisë për rishikimin e buxhetit 2014 synon arritjen e tre objektivave të rëndësishëm. Ai zgjidh përfundimisht çështjen e financimit të paaftësisë me rreth 4.3 miliardë leke; rrit ndjeshëm nivelin e realizimit të projekteve të investimeve publike me financim të brendshëm në masën rreth 8.7 miliardë leke; si dhe ul nivelin e deficitit buxhetor nga 6.6 % e PBB, në 6.3% të PBB./ATSH/
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.2%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 3910
Lajme të tjera
-
‘Vendoret’/ Celibashi thirrje partive politike: Kandidatët të mos kenë rekorde kriminale! Ambasadori De Santics: Shqipëria ka bërë progres por ka ende pune
16 Mars, 10:16
-
Zgjedhjet e 14 majit, prezenca e OSBE-së takim me ndërkombëtarët dhe Celibashin
15 Mars, 18:30
-
Zgjedhjet e 14 majit, nis trajnimi i efektivëve nga ekspertë të OSBE, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ! Drejtori i Policisë së Shtetit: Siguroj se do të zbatohet ligji
6 Mars, 16:54
-
Mbledhja e OSBE-së, nis me protesta dhe bojkot për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë
23 Shkurt, 17:09
-
Rrumballaku pret ambasadorin e OSBE, në fokus roli i efektivëve të policisë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore
17 Shkurt, 20:16
-
Nga zgjedhjet e 14 majit tek vota e emigrantëve, Gjiknuri takon kreun e OSBE-së në Shqipëri
7 Shkurt, 19:51
-
Kurti diskuton me ambasadorët e QUINT-it në OSBE për dialogun Kosovë-Serbi
7 Shkurt, 19:07
-
Meta pret në takim ambasadorin e ri të OSBE në Tiranë: Diskutuam edhe për zgjedhjet e 14 majit
6 Shkurt, 14:07
-
Veliaj pret ambasadorin e ri të OSBE: Thellojmë bashkëpunimin! Presidenca e B40-s, një mundësi unike për Tiranën
26 Janar, 14:24
-
Ben Andoni: Serbët po kalkulojnë, shqiptarët po i falen besimit
24 Janar, 22:21
-
Ambasadori i OSBE-së takon Ramën në Kryeministri: Presim një bashkëpunim të madh
20 Janar, 20:01
-
Atentati i dështuar i serbëve për të vrarë ambasadorin e OSBE-së, Walker: Më shpëtoi truproja
14 Janar, 14:57