Rishikimi i dënimeve në mungesë, gjyqtarët përballen me parlamentin dhe qeverinë në Kushtetuese

TIRANE-Rishikimi i dënimeve dhënë në mungesë përplas gjyqësorin me parlamentin dhe qeverinë. Gjyqtarët përballen në Kushtetuese me parlamentin dhe qeverinë. Gjykata Kushtetuese njofton se ka regjistruar ankimin e gjyqtarëve për antikushtetueshmërinë e nenit 453 te kodit të procedurës penale.

Prej 2017 kodi i procedurës penale i ndryshuar parashikon se ankimet për gjykimet në mungesë rishikohen nga gjykata që ka dhënë vendimin në dhome këshillimi me një gjyqtar. Deri në 2014 ky nen parashikonte shqyrtim nga një gjykatë më e lartë përfshirë apelin ose të lartën me 3 gjyqtarë apo 5 gjyqtarë. Ankmimi në kushtetutë është bërë nga gjyqtari penal i Tiranes Erion Bani. Gjyqtari Bani ka vendosur të pezulloj procesin dhe ta dërgojë në Kushtetuese këtë ndryshim ligjor. Kërkesa është bërë nga një i dënuar me 10 vite burg në mungesë.

Ndër argumentet e gjyqtarit që i është drejtuar kushtetueses janë "Kodi i Procedurës Penale sipas ndryshimeve thotë që shqyrtohet kërkesa në dhomë këshillimi nga gjykata e shkalles se pare. Duke vlerësuar se kushtetuta thotë që rigjykimi bëhet nga një gjykatë më e lartë dhe jo shkalla e parë kërkova të shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese dispozita e Kodit të Procedurës Penale pasi unë nuk jam një gjykatë e lartë në raport me një gjyqtar tjeter te së njëjtës shkalle apo me gjykatën e Apelit".
1579784873_gjykata.jpg

Njoftimi i Gjykates Kushtetuese

1579784914_kodi.jpg

Si ishte ligji deri ne vitin 2014
1579784929_KPPENALE.jpg
Si eshte bere ligj tani

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e gjyqtarit për të çuar në Kushtetuese kodin e precedurës penale)

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës