Rishikimi i kufijve/ Le Monde publikon hartën e re: Ja si do duket Kosova nëse shkëmbehen territoret (FOTO)

Rishikimi i kufijve/ Le Monde publikon hartën e re: Ja si do duket Kosova nëse shkëmbehen territoret (FOTO)

Harta e re e Kosovës nëse bëhet shkëmbi i teritoreve

Gazeta franceze “LeMonde” ka botuar dy tekste për shkëmbimin e mundshëm të territorit midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe hartën e Kosovës me interpretimin e saj në mënyrë që të duket si “ndryshim i kufijve”. Në tekstin e parë, gazeta shkruan se “shkëmbimi i territoreve bazuar në kritere krejtësisht etnike është shqetësuese” dhe se “etika dhe pragmatizmi janë në konflikt me njëri-tjetrin në debatin për një ndryshim të mundshëm në kufijtë midis të dy palëve”. 

Gazeta i referohet edhe shpjegimit të gjeografit francez Michel Fuese, i cili thotë se kufijtë janë të pacenueshëm nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, por nuk janë të pacenueshme pasi mund të ndryshohen nëse të dyja palët arrijnë një marrëveshje.

“LeMonde” përmend se në rastin e shkëmbimit territorial midis Beogradit dhe Prishtinës, për herë të parë do të bëhej fjalë për kufij të rinj të nxjerrë në baza etnike, në vend të linjave administrative më të hershme të republikave përbërëse ose rajoneve autonome të ish-Jugosllavisë. Në tekstin e dytë, “LeMond” thotë se projekti i ridizajnimit të kufijve në Ballkan është paraqitur si një zgjidhje për stabilitetin pas 20 vitesh konfliktesh të ngrira, por thekson se banorët e zonave përkatëse kanë frikë nga “spastrimi etnik”.

Harta e re e Kosovës sipas Le Monde

Gazeta parisienë në llogarinë e saj në Twitter, ka publikuar edhe hartën e Kosovës, krahas shkrimit: “Midis Kosovës dhe Serbisë, mozaikët etnikë, infrastrukturat kryesore dhe ndërtesat kulturore janë pengesa për një projekt të ri për përcaktimin e kufijve”.

Harta tregon se si do të dukej një “kufizim i ri mes Serbisë dhe Kosovës”, me ç’rast pjesa veriore e Kosovës, me komunat serbe Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore do t’i takonin Serbisë, ndërsa pjesë e Kosovës do të ishte pjesë e territorit të Medvegjës dhe Lugina e Preshevës me popullsi shqiptare, të cilat janë pjesë e Serbisë. Katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës janë treguar në hartë, për të cilat thuhet se janë “jashtë kontrollit, nuk janë të rregulluara ligjërisht dhe janë pre e grupeve mafioze”, shkruan gazeta.

Mitrovica është përshkruar si një simbol qytetar i ndarjeve etnike në hartë dhe liqeni Ujman si thelbësor për furnizimin e ujit të Kosovës, por theksohet se pronësia e saj është e diskutueshme dhe se është në “kufirin me Serbinë”, pohon e përditshmja franceze. /Ina-online/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini