KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje do të protestojë ditën e nesërme ndaj veprimeve të presidentit Hashim Thaçi.

Edhe pse të vetëm dhe pa mbështetjen e pjesës tjetër të opozitës, liderët e VetëVendosjes shprehen se sërish do të kenë një numër të madh protestuesish.

Protesta do të organizohet në orën 14:00 në bibliotekën Kombëtare dhe do të përfundojë në sheshin Skënderbeu.

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, me anë të një lidhje direkte në “Facebook” është shprehur optismit se edhe pse nuk e kanë konfirmuar prezencën e tyre, të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s.

Unë kam kontaktuar me deputetët tjerë që të jenë pjesë e organizmit. Ka pas që kanë dhënë mbështetje. Nuk kanë qenë pjesë e organizimit por kjo ka pak rëndësi. Për neve është e rëndësishme që të ketë masivitet në kryeqytet nesër.  Aty nuk ka rëndësi se i cilës parti je, kjo do të jetë pa flamuj partiak sepse ne aty jemi si qytetarë të Republikës.

Albin Kurti, Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”