TIRANE - Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me Aleancën kundër Diskriminimit LGBT dhe Pro LGBT, kanë prezantuar sot ndryshimet më të fundit në Kodin Penal. Këto ndryshime sigurojnë një trajtim me dinjitoz të rasteve të margjinalizuara.
Me ndryshimin e Kodit Penal parashikohet një koncpetim i ri i krimeve për shkak të urrejtjes, për shkaqe të ndryshme, që mund të kenë të bëjnë me ngjyrën, orientimin seksual, bindjet politike, fetare, etj.
Në një dalje të përbashkët për mediat, Zëdhënësja e këtij institucioni ka theksuar se “Ndryshimi i parë shumë i rëndësishëm ka të bëjë me përfshirjen si rrethanë rënduese të një krimi edhe motivim për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor (pra mbron më shumë edhe komunitetin transgjinor). Ky ndryshim ndodhi në nenin 50 të Kodit Penal: Shkronja “j” ndryshohet si më poshtë vijon: “j) kur vepra është kryer e shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike, ose aftësinë e kufizuar.”
E thënë ndryshe nëse një krim ka ndodhur për arsyet e mësipërme, përfshirë edhe për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, atëherë rrethanat janë rënduese dhe fajtori dënohet më shumë.
Një tjetër risi në Kodin Penal është përfshirja e konceptit të krimeve ndaj komunitetit LGBT përmes teknologjisë së informacionit, apo shpërndarjes së materialeve raciste.
Ndërsa sipas përfaqësuesve të këtij komuniteti, miratimi me votë unanime i këtyre ndryshimeve nga maxhoranca dhe opozita, ëhstë një votim historik që siguron si asnjë vend tjetër në rajon një mbrojtje më të mirë ligjore për komunitetin LGBT.
(es/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com