Lezhë/ Risi për futjen e telefonave në burgje, topit i 'Realit' me tre celularë, karta e karikues (FOTO)
Topi me celularë që u hodh te Burgu i Lezhes
LEZHË- Metoda të reja janë provuar për futjen e celularëve në burgun e Lezhës. Së fundmi, gjatë orës së ajrimit të të burgosurve nga jashtë është hedhur një top futbolli i fryrë.
Hedhja e topit nga jashtë është konstatuar menjëherë nga efektivët të cilët e kanë bllokuar menjëherë.
Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari ende të pahapura.
Pas sekuestrimit të aparatëve celularë, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për të identifikuar përgjegjësit.
Muajt e fundit Ministria e Drejtesisë ka njoftuar një sërë masash për rritjen e sigurisë së brendshme në burgje. Ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kanë nisur prej disa javësh kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit, me qëllim parandalimin e hyrjes së mjeteve dhe sendeve të kundraligjshme në ambientet e bredshme të IEPV-ve.
Në aksionin e zhvilluar në rang vendi pak javë më parë u sekuestruan 17 telefona celularë, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë; 135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa; 27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
12%
-
Jo
80.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tentoi të fusë në burgun e Fushë-Krujës 22 celularë dhe doza kokaine, arrestohet gardiani (EMRI)
7 Shkurt, 16:02
-
Çfarë i shkakton trurit tuaj përdorimi i telefonit në mëngjes
25 Nëntor 2024, 09:06
-
Celularët kanë krijuar një brez plot ankth. Vetëm se… jo të rinjtë, por prindërit
6 Tetor 2024, 07:34
-
Vdes në spital i dënuari për abuzim me të mitura! Në burg prej vitit 2001, nuk kishte kontakte me familjen (Emri)
10 Gusht 2024, 15:43
-
Franca gati të ndalojë celularët dhe tabletat për fëmijët nën 13 vjeç, ja 6 rregullat
1 Maj 2024, 15:19
-
Itali/ Gjimnazi merr vendimin drastik: Nxënësve do t’u konfiskohen telefonat gjatë procesit mësimor
19 Janar 2024, 21:01
-
Arrestohet 17-vjeçari në Librazhd, në pranga edhe fqinji i tij, e shtyu të vjedhë celularë
23 Dhjetor 2023, 13:53
-
Irlandë/ Greystones bëhet qyteti i parë në botë që u heq celularët fëmijëve, prindërit duartrokasin masën e autoriteteve: Aq më e lehtë situata për ne
3 Shtator 2023, 12:12
-
Në Londër vidhet celulari çdo 6 minuta
10 Gusht 2023, 20:30
-
Çfarë i ndodh trurit tuaj nga përdorimi i telefonit që sapo zgjoheni
5 Janar 2023, 21:22
-
Reduktimi i mbetjeve elektronike, BE propozon rregulla të reja për rritur jetëgjatësinë e celularëve dhe tabletëve
1 Shtator 2022, 21:35
-
Të moshuarit ‘lundrojnë’ në celular për t’u kulturuar! 77-vjeçari për Report Tv: Nuk blej më gazeta, kam telefon
28 Qershor 2022, 20:04