Nga 1 janari i 2022, tashmë të gjithë ata që kanë dëshirë mund të stampojnë emrin e tyre si targë në makinë, sigurisht duke bërë një pagesë ekstra. Ky njoftim u bë me dije sot nga kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, i cili njofton për disa ndryshime dhe disa risi "simpatike për qejflinjtë e timonit".
Kështu, për herë të parë do të ketë targë të personalizuar, deri me 7 karaktere (numra ose gërma) e cila do të jetë edhe e transferueshme nga mjeti në mjet, mbartja do të vlejë edhe për targat me përzgjedhje. Ky shërbim do të jetë me tarifa ekstra!
Po ashtu për herë të parë do të ketë edhe targë me dimensione më të vogla, për përpara, për automjetet që kanë kufizim hapësire! Targa e re e vogël do të ketë dimensionet 360 x 100 mm, ndërsa edhe ky shërbimi do të jetë me tarifë ekstra!
Do të ketë edhe format targe amerikane, për automjetet që nuk kanë hapësirën e duhur për formatin standard, zakonisht për targën e pasme, me përmasa 305 x 153 mm, po ashtu kundrejt tarifës ekstra.
Për herë të parë, targat e motoçikletave do të jenë në formatin e ri 177 x 177 mm për t’u përshtatur me hapësirën standard të prodhuesit për motomjetet, kjo me tarifat që janë aktualisht, pa pagesa shtesë.
Sipas Gonxhes, të gjitha risitë vlejnë për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore civile, ndërsa shton se ardhurat ekstra nga këto shërbime do të shkojnë për modernizimin e DPSHTRR si edhe për projekte e programe speciale mbi kulturën automotive e Green, sektorin Retro, Automotoparkun e parë shqiptar dhe për aktivitete edukative mbi Sigurinë Rrugore!
Komente









Dhe targat i kishim manget
PërgjigjuPo mer Gonxhe po. Me gjithe ato tendera qe po vjedh aty apo te heton njeri kshu qe tall menderen me targa dhe parqe.
Përgjigju