Risi për 'qejflinjtë' e timonit, qeveria miraton ndryshimet për pajisjen me targa! Nga janari mund të stamposh emrin në makinë

Risi për 'qejflinjtë' e timonit, qeveria miraton ndryshimet për pajisjen me targa! Nga janari mund të stamposh emrin në makinë

Foto ilustruese

Nga 1 janari i 2022, tashmë të gjithë ata që kanë dëshirë mund të stampojnë emrin e tyre si targë në makinë, sigurisht duke bërë një pagesë ekstra. Ky njoftim u bë me dije sot nga kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, i cili njofton për disa ndryshime dhe disa risi "simpatike për qejflinjtë e timonit".

Kështu, për herë të parë do të ketë targë të personalizuar, deri me 7 karaktere (numra ose gërma) e cila do të jetë edhe e transferueshme nga mjeti në mjet, mbartja do të vlejë edhe për targat me përzgjedhje. Ky shërbim do të jetë me tarifa ekstra!

Po ashtu për herë të parë do të ketë edhe targë me dimensione më të vogla, për përpara, për automjetet që kanë kufizim hapësire! Targa e re e vogël do të ketë dimensionet 360 x 100 mm, ndërsa edhe ky shërbimi do të jetë me tarifë ekstra!

Do të ketë edhe format targe amerikane, për automjetet që nuk kanë hapësirën e duhur për formatin standard, zakonisht për targën e pasme, me përmasa 305 x 153 mm, po ashtu kundrejt tarifës ekstra.

Për herë të parë, targat e motoçikletave do të jenë në formatin e ri 177 x 177 mm për t’u përshtatur me hapësirën standard të prodhuesit për motomjetet, kjo me tarifat që janë aktualisht, pa pagesa shtesë.

Sipas Gonxhes, të gjitha risitë vlejnë për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore civile, ndërsa shton se ardhurat ekstra nga këto shërbime do të shkojnë për modernizimin e DPSHTRR si edhe për projekte e programe speciale mbi kulturën automotive e Green, sektorin Retro, Automotoparkun e parë shqiptar dhe për aktivitete edukative mbi Sigurinë Rrugore!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 17/12/2021 17:10

    Dhe targat i kishim manget

    Përgjigju
  • Agjenti: 17/12/2021 14:16

    Po mer Gonxhe po. Me gjithe ato tendera qe po vjedh aty apo te heton njeri kshu qe tall menderen me targa dhe parqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar