Risia Pajaziti: Nëse Sylvinho më jep minuta tregoj se kush jam! Ajeti: Çekia e vështirë, por ne mund të mposhtim këdo

Risia Pajaziti: Nëse Sylvinho më jep minuta tregoj se kush jam! Ajeti: Çekia e vështirë, por ne mund të mposhtim këdo

Arlind Ajeti majtas dhe Adrion Pajaziti

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, teksa në ‘shtëpinë e futbollit’ në Tiranë po punohet fillimisht për përballjen kundër Çekisë në Pragë, që luhet të premten në orën 20:45. Tani është zyrtare mungesa e Gjimshitit për shkak dëmtimi, ndërsa ky është grumbullimi i dytë radhazi që kapiteni humbet kombëtaren. Trajneri Sylvinho ka vendosur të mos thërrasë zëvendësues, ndërsa Adrion Pajaziti, risia e listës së tetorit, foli për festën e parë si kuqezi nga kombëtarja e madhe.

“Besoj që jam shumë gati pasi jam në formë të mirë. Kam pasur një parasezon shumë të mirë me Fulham. Kam luajtur ndeshje dhe kam shënuar gola. Tani kam kaluar në huazim në Kroaci, jam në formë të mirë  fizikisht dhe kam shumë besim tek vetja. Po të më jepet shansi, jam gati,"-u shpreh Adrion Pajaziti, futbollist i kombëtares.

Arlind Ajeti është nga ata futbollistë i cili është rikthyer në kombëtare, pasi në shtator mungoi për shkak dëmtimi.

“Është akoma herët për të fol për ekipin, sepse ende nuk janë bashkuar të gjithë lojtarët. Kemi kualitet dhe mund t’ia dalim ndaj çdokujt, por nuk do të jetë e lehtë. Gjithashtu, i dimë cilësitë e Çekisë me të cilën kemi luajtur 2 herë kundër,”-tha Arlind Ajeti, futbollist i kombëtares.

Tre ditë pas sfidës me Çekinë, të hënën e ardhshme kombëtarja do luajë ndeshjen e dytë këtë muaj në ligën e kombeve në transfertën e Gjeorgjisë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital