Ristani adopton një fëmijë: Familjen
nuk e mban gjaku por dashuria

Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani mësohet të ketë birësuar një djalë të vogël, duke u bërë kështu me dy fëmjë përveç vajzës së tij.

Ristani së bashku me bashkëshorten e tij Alketa janë lidhur në martesë rreth një vit më parë pas 8 vjetësh bashkëjetese dhe pas pak kohësh vendosën të birësonin vogëlushin Tomas.

Sipas Ristanit dëshira për t’i dhuruar një motër apo një vëlla vajzës së tij 20-vjeçare Nensi e ka shtyrë për këtë vendim.

Ai shprehet se ndihet mjaft me fat që Tomasi është në jetët e tyre dhe se përshtatja me familjen ka qenë mjaft e shpejtë.

Deputeti i PD-së shprehet se me Tomasin ka vërtetuar se familjen nuk e mban gjakun por dashuria.









Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

2/3
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen