TIRANE- Kreu i Komisionit Hetimor, Arben Ristani akuzoi dje 11 funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit si të inkriminuar. Nëpërmjet një letre që i ishte dhënë nga SHKB-ja, Ristani listoi 10 funksionarë të policisë, të cilët janë akuzuar përgjatë viteve 1993-2004 si të inkriminuar. Por këto akuza të bëra nga Ristani janë hedhur poshtë nga ana e këtyre punonjësve të policisë, të cilët kanë zhvilluar seanca dëgjimore në komisionin hetimor. Konkretisht një nga emraT ishte Neritan Nallbati, drejtori i Policisë për Qarkun e Elbasanit.
Gjatë seancës dëgjimore që ai zhvilloi në Komisionin Hetimor rreth një 1 muaj më parë, theksoi se ndaj këtyre akuzave kishte fituar gjyqin në të tria shkallët. Konkretisht në shkallën e parë, në apel dhe në Gjykatën e Lartë. Krahas kësaj, akuzat e bëra nga PD për Nallbatin janë hedhur poshtë edhe nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Në raportin e paraqitur nga ana e mazhorancës për hetimin e policisë, theksohet se: “Me sa mbaj mend, një pjesë e kishin bërë kërkesën dhe i kanë pasur dosjet të plota.
Një pjesë tjetër, nuk më kujtohet mirë, por është marrë Drejtoria e Personelit me këtë pjesë dhe duhet të konsultohem pak me dokumentacionin, sepse nuk e dija këtë pyetje. Pyetjes: “A keni pasur dijeni, për shembull, që zotërinjtë Niko Brahimaj dhe Neritan Nallbati janë larguar nga Policia e Shtetit me masë disiplinore, kur keni marrë vendimin e rikthimit?” Hysni Burgaj ju përgjigj – “Të dy kanë pasur vendim gjykate….Me vendim gjykate pranohen”. Por nëpërmjet kësaj përgjigje, Burgaj i është përgjigjur edhe akuzave ndaj krerëve të tjerë të Policisë së Shtetit pasi të gjithë janë emëruar nga ish-drejtori i Policisë.

Shkrimi u publikua sot,8 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com