Ristani:Deputetët e PS fshehën 
trafikantin e drogës në makinë

Ristani:Deputetët e PS fshehën <br />trafikantin e drogës në makinë
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka vijuar edhe ditën e sotme akuzat se deputetë të Patisë Socialiste kanë marrë nën mbrojtje një trafikant droge. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama ka ndaluar aksionin e Policisë, ka hedhur poshtë punën e gjatë të shërbimeve shqiptare dhe shteteve fqinje, duke mos lejuar arrestimin e kreut të organizatës mafioze.

“Kur deputetë të Edi Ramës fusin në makinë, dhe shpëtojnë trafikantin nga aksioni i Policisë, kemi në realitet instalimin e sistemit mafioz. Kemi kapjen e shtetit nga mafia.”- shprehet Ristani
.
Gjatë deklaratës së tij Ristani ka kërkuar të dijë se kush janë deputetët që i shpëtojnë kriminelët nga aksioni i Policisë.

Deklarata e plotë e deputetit të Partisë Demokratike, Arben Ristani
Ka një fakt publik sot.

Edi Rama është vënë në mbrojtje të organizatorit të trafikut të drogës nga zona e Vilunit drejt Italisë.

Edi Rama ka ndaluar aksionin e Policisë, ka hedhur poshtë punën e gjatë të shërbimeve shqiptare dhe shteteve fqinje, duke mos lejuar arrestimin e kreut të organizatës mafioze.

Eshtë Edi Rama, sepse ky imunitet që ka krimi sot, buron nga Kryeministri që ka ngritur sistemin e personave të paprekshëm, që i ka dhënë pushtet mbi ligjin disa deputetëve të tij, të cilët në të vërtetë drejtojnë trafikun e paligjshëm.

Kur deputetë të Edi Ramës fusin në makinë, dhe shpëtojnë trafikantin nga aksioni i Policisë, kemi në realitet instalimin e sistemit mafioz. Kemi kapjen e shtetit nga mafia.
Këtë fakt sot e dinë gjithë shqiptarët, të cilët, kanë drejtuar gishtin nga Edi Rama.

Dhe cfarë bën Kryeministri, sulmon opozitën që denoncon rënien e shtetit, vënien e tij në shërbim të krimit.

Këto marifete të ulëta, nuk e nxjerrin në dritë Edi Ramën dhe nuk e shpëtojnë dot nga pyetjet;

Kush janë deputetët që ofrojnë imunitet për kriminelët dhe i shpëtojnë ata nga aksioni i Policisë?

A ka mes tyre, deputet që ndiqet nga organet ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Europian për vepra të rënda penale?

Cii është marrdhënia që Edi Rama ka me këta deputetë?

Cilat janë interesat që i bëjnë këta deputetë të dalin mbi ligjin, mbi rendin, mbi shtetin?
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim