Ristani dhe Salianji sulmojnë 
Bregun e Selamin: Kërcitjet e fundit

Ristani dhe Salianji sulmojnë <br />Bregun e Selamin: Kërcitjet e fundit
Pas deklaratave të Majlinda Bregut, Eduard Selamit dhe Jozefina Topallit kundër bojkotimit të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, ka ardhur reagimi i parë nga PD. 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka thumbuar në rrjetin social kolegët e tij, duke i cilësuar deklaratat si "kërcitjet e fundit". 

ristani
(Postimi i Ristanit në Facebook)

“Këto janë kërcitjet e fundit. Mesa duket shtrëngata po mbaron dhe kohe e bukur do agojë”, citohet në mesazhin e demokratit.

Salianji
Po nga rrjeti social Facebook, edhe Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji, thumbon Bregun dhe Selamin.
 salianji
Ai shkruan se kambanat e frikës po bien nga çdo portret dhe se “qingj i butë deri ditën që shpallet lista për deputet, e të jesh ujk pasi ka dalë lista”.
 
Statusi i plotë
"Kur këmbanat e frikës bien nga cdo porte! U shpalos lista e rilindjes me identikitin e Republikes se Vjeter dhe i plotesuan te gjithe kriteret. Identikiti i deputetit te Republikes se vjeter! Te bojkotosh popullin te mbash karriget! Te flasesh per popullin nga salla të ngrohta, por të abandonosh popullin ne rruge!
 
Ta duash partine me shume se Shqiperine! Te flasesh per te larguarit nga puna por të sigurosh vendin e punës me lotë krokodili për të papunët. Te kesh shume lekë por te besh si i varfer! Te flasesh per ligje te keqija por mos propozosh asnje projekt ligj! Të dhunosh njerëzit kur ke pushtet, por të luash viktimën kur ta heqin.
 
Të jesh qingj i butë deri ditën që shpallet lista për deputet, e të jesh ujk pasi ka dalë lista. Fundi i republikues se vjeter ka ardhur, frika ndihet kudo, e vertetojne kambanat qe bien nga cdo porte! Ne 7 Maj do te kembojne kembanat e triumfit, #zgjedhjetelira",
shkruan Salianji. 

Më herët, Majlinda Bregu dhe Eduard Selami kritikuan hapur Bashën sa i takon bojkotit të zgjedhjeve, duke pohuar se partnerët ndërkombëtarë dhe vetë miqtë e PD, PPE, kërkojnë pjesëmarrjen në zgjedhje dhe miratimin e ligjit të Vettingut.

Edhe Jozefina Topalli shprehu rezerva për këtë vendim, duke deklaruar se ka disa javë që kërkon mbledhjen e grupit parlamentar për të analizuar pikërisht këtë çështje. Topalli ka disa ditë që nuk ndjek protestën e PD te çadra përpara Kryeministrisë, ndërsa një javë më parë refuzoi të bëhej pjesë e tubimit të opozitës për të bllokuar akset rrugore. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën