Ristani: I inkriminuari Artur Bushi
humbi vulën e bashkisë e koburen

Ristani: I inkriminuari Artur Bushi<br />humbi vulën e bashkisë e koburen
TIRANE - Partia Demokratike është e vendosur për ta bërë dekriminalizimin, jo vetëm të parlamentit por edhe të institucionet e ë tjera në vend. Reagimi ka ardhur nga selia blu, kur deputeti  Arben Ristani iu referua, kryebashkiakut të Krujës, cili sipas tij  ka humbur vulën e bashkisë dhe pistoletën e tij në lokalet e natës. Ristani tha se ky është modeli që Rama ofron për drejtimin e pushtetit vendor. 

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani
 

Një incident ka rinxjerrë në skenë, atë që Edi Rama e bëri kryetar bashkie në Krujë, megjithë thirrjet e ndërkombëtarëve dhe kërkesën e mbarë qytetarëve, për të mos kandiduar persona me të shkuar kriminale.

Kryebashkiaku iEdi Ramës, Artur Bushi, i proceduar nga policia italiane për trafik droge, bredh nëpër lokale nate me pistoletë në brez dhe me vulën e institucionit që drejton me vete.
Sipas raportimeve në media, edhe në shoqërinë e dy prostitutave.

Përfundimi, sot kryebashkiakut të Rames i kanë marrë edhe koburen edhe vulën e bashkisë ose në rastin më të mirë, sot kryebashkiakut të Ramës i ka humbur edhe koburja edhe vula. Ky është modeli i Edi Ramës për kryebashkiakët, këtë kryebashkiak ka përzgjedhur ai për të menaxhuar jetën e 100 mijë banorëve të Krujës për 4 vite.

Një i inkriminuar që drejton Bashkinë me pistoletë dhe që merr vulën e kryetarit të Bashkisë me vete në lokale nate. Këto janë pasojat e inkriminimit që Edi Rama i bëri parlamentit, bashkive dhe zyrave të administratës. E megjithatë, Edi Rama po bën çtë mundet për ta zvarritur dekriminalizimin.

Por raste si ky i Bushit janë këmbana alarmi, që tregojnë nevojën e domosdoshme dhe të menjëhershme për çlirimin e politikës, të bashkive dhe institucioneve nga të inkriminuarit, nga zyrtarët me kobure në brez dhe vulë në xhep.

Partia Demokratike do të bëjë dekriminalizimin, me çdo mjet, me çdo kusht. Qytetarët shqiptarë nuk meritojnë të drejtohen nga bushët e roshët, nga prengët e frrokët.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal