Akuzat e artikuluara nga ish-kryeministri Sali Berisha, se ministra të LSI-së kanë përdorur Thesarin e Shtetit në funksion partisë së tyre politike kanë zbritur edhe në komisionin e ligjeve.
 
Deputeti demokrat, Arben Ristani e ka cilësuar këtë qeveri të papërgjegjshme duke iu referuar kështu jo vetëm akuzave ndaj LSI por edhe raportit të OSBE-së. 

“Kur vjen çështja tek përgjegjshmëria unë personalisht jam pak skeptik kur shikoj se si ente publike të tilla si ministritë apo Thesari i Shtetit përdoren për të kaluar para në favor të partive politike pa ligj, apo për më tepër jam skeptik tek kjo përgjegjshmëri kur shoh që kryeministri i vendit tim ka nja pasuri të padeklaruar dhe të vjedhur praktikisht prej 200 milionë eurosh”, tha Ristani.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)