Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11.00 në kafen që ndodhen në oborrin e selisë qendrore të PD-së në Tiranë.
Ky incident është denoncuar nga vetë gazetari i cili ka bërë një shkim në faqen që ai menaxhon, gazetaminerva.com.
Ne prani të dhjetëra personave, midis tyre edhe drejtues të larte të PD-së, Sekretari i Përgjithshëm Arben Risatni ka shkuar tek tavolina ku Çika pinte kafe me një mik dhe e kërcënuar atë me vdekje.
“Do te var për gjuhe. Do të bëj atë qe nuk ta pjell mendja" dhe një arsenal i tërë fjalori kriminal, kanë qenë fjalët me të cilat numri dy i PD-së ka kërcënuar me vdekje gazetarin për rreth 5 minuta .
Të pranishëm kanë qenë edhe të paktën dy drejtues të lartë të PD-së ,kreu i i këshilltarëve në bashkinë e Tiranës Leonard Olli dhe Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji të cilët nuk kanë reaguar ne moment ndaj këtij skandali.
Kërcënimi i Ristanit kishte te bënte me detyrën si gazetar te Nebil Cikës, me konkretisht me editorialin e sotëm te Minerva “ Pse nuk shkon dot ne Vlorë Arben Ristani ?” . Ristani i ka kërkuar gazetarit Çika: “te mos shkruante me për të pasi për ketë arsye do t'i merrte jetën ne mënyrën me te keqe te mundshme"“.
Akti kriminal k shokuar te pranishmit kryesisht drejtues , zyrtarë e militantë të PD-së të pranishëm në kafe.
Për kërcënimin nga gazetari Çika ka njoftuar me mesazh në celukar edhe kreun e PD-se Lulzim Basha por ende nuk ka marrë një përgjigje apo një qëndrim publik nga ai.
Botuesi gazetari dhe redaksia e gazetës “Minerva” janë te tronditur nga akt krimin dhe ndjehen realisht te kërcënuar për jetën e tyre dhe te familjeve te tyre.
Akti kriminal i Ristanit është një kërcenim i madh për jetën e gazetarit por edhe një goditje e rende për lirinë e fjalës dhe shtypit ne Shqipëri.
Redaksia e “Minerva” i bën thirrje kreut te PD-se Lulzim Basha, liderit historik Sali Berisha , kryesisë se PD, Këshillit Kombëtar, grupit parlamentar dhe strukturave te tjera te distancohen nga akti kriminal i Arben Ristanit dhe te marrin masa për te dhe sjelljen e tij kriminale.
Stafi i Minerva i bën thirrje organizatave te gazetareve dhe te mbrojtjes se te drejtave te njeriut te reagojnë ndaj këtij akti te dhunshëm kundër lirisë së shtypit nga përfaqësuesit e larte te politikes .
Kërkojmë gjithashtu mbështetjen e ambasadave te SHBA. BE. OSBE dhe përfaqësitë e tjera te vendeve euroatlantike ne Shqipëri te na mbështesin jo vetëm ndaj kërcënimit te jetës sonë dhe fëmijëve tona por edhe ndaj lirisë se dhunuar te fjalës dhe shtypit nga politika ne Shqipëri.
Ne ndjehemi te kërcënuar por jo te frikësuar. Garantojmë Ristanin, PD-ne dhe krejt politikën se pavarësisht kërcënimit me jete e vdekje , ne do te vazhdojmë misionin tone te informimit te publikut, fjalës dhe shtypit te lirë.
/Publikuar në faqen Minerva nga gazetari Nebil Çika