TIRANE – Partia Demokratike i kërkoi edhe sot ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, tëjapë sqarime mbi akuzat e ngritura prej tyre se Forcat e Armatosura janë përfshirë në trafikun e drogës.
 
Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike, deputeti Arben Ristani radhiti pyetjet të cilave ministrja Kodheli duhet t’i japë përgjigje për këto pyetje.
 
1-A është ajo në dijeni të shqetësimit për përdorimin të mundshëm të  infrastrukturës forcave të armatosura në trafikun e drogës?
2-A ka informacion ajo se si ka ndodhur që forcat tona të armatosura, pjesë e NATO-s, janë vënë në shërbim të trafikut të drogës?
3-Cilat janë masat që ajo ka marrë përballë këtyre fakteve skandaloze?
 
“Heshtja e Ministres nuk është aspak në shërbim të interesit publik, në shërbim të forcave të armatosura dhe të shtetit shqiptar. Ndërkohë shqetësimi i publikut dhe i opozitës për gjendjen e rendit dhe të sigurisë në vend, ndonëse po konfirmohet çdo ditë si një shqetësim real dhe i qenësishëm, po kalon nga njeri vesh i qeverise te tjetri, pa takuar askund në kokën e boshatisur qeveritare”, -përfundoi deklaratën deputeti demokrat, Arben Ristani.   
 
Një ditë më parë zëdhënësja e Ministrisë së Mbrotjes, Edlira Prendi në një deklaratë për media tha se ministria i ka kërkuar Prokurorisë të hetojë akuzat e ngritura në sallën e Parlamentit nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)