Ristani kundër Bashës: Çelja
e garës në PD, antistatutore

Ristani kundër Bashës: Çelja<br />e garës në PD, antistatutore
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani e quan antistaturo shpalljen e zgjedhjeve për kryetarin e ri, pa mbledhur më parë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar më parë. 

Përmes një statusi në Facebook, Ristani shkruan se "vendimi i dy nenkryetareve per te thirrur zgjedhjet, caktimin e dates se zgjedhjeve dhe dates se paraqitjes se kandidaturave eshte vendim i pa mbeshtetur ne statut". 

"Ne baze te nenit 40/2 te statutit te Partise, shpallja e dates se zgjedhjeve dhe e dates se paraqitjes se kandidaturave eshte kompetence e Kryesise Partise", shkruan Ristani. 

Postimi i plotë i Ristanit
Me qellim sqarimin e opinionit publik dhe mbi te gjitha te anetaresise se Partise Demokratike dhe situates se krijuar se fundmi me procesin zgjedhor per Kryetar te Partise Demokratike, ndjej detyrimin dhe pergjegjesine si Sekretar i Pergjithshem i Partise Demokratike te bej me dije se:
Delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nenkryetaret eshte jo statutor dhe pa permbajtje, sepse kompetencat organizative i takojne ne baze te statutit Sekretarit te Pergjithshem.

Neni 43 thote se ne rast doreheqje etj te Kryetarit, Sekretari i Pergjithshem mbledh Keshillin Kombetar i cili komandon Nenkryetarin qe do te drejtoje Partine. Pra kompetenca e komandimit i takon Keshillit Kombetar i cili thirret nga Sekretari i Pergjithshem.

Vendimi i dy nenkryetareve per te thirrur zgjedhjet, caktimin e dates se zgjedhjeve dhe dates se paraqitjes se kandidaturave eshte vendim i pa mbeshtetur ne statut. 

Ne baze te nenit 40/2 te statutit te Partise, shpallja e dates se zgjedhjeve dhe e dates se paraqitjes se kandidaturave eshte kompetence e Kryesise Partise.

Per ta vendosur situaten ne shtratin statutor, per te garantuar integritetin e zgjedhjeve ne Parti dhe per te rifituar besimin e anetaresise, eshte e nevojjshme rinisja e procesit mbi bazat e statutit te PDSH-se.


Ristani s'hedh firmën për zgjedhjet, po shkelet statuti qëllimisht?
Dokumenti për çeljen e garës për zgjedhjet në Partinë Demokratike, është firmosur vetëm nga dy nënkryetarët e kësaj force politike, Paloka e Spaho, ndërsa mungon firma e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani. 

dokument
(Hapja e garës në PD, dokumenti i firmosur vetëm nga Paloka e Spaho)

Ndryshe nga dy nënkryetarët Paloka e Spaho, duket se mungesa e firmës së Ristanit ka të bëjë me shkeljen statutore që bart në vetvete ky document. Thënë kjo neni 146 i Statutit të PD-së (që është hequr nga fajqa zyrtare e PD-së), thotë shprehimisht:

Kreu V

ORGANET E KONTROLLIT TE PARTISE

Neni 46

1. Kryesia, zgjedh një komision të organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale, të përbërë nga shtatë anëtarët titullarë dhe dy ndihëmsa

2. Komisioni ka autoritetin për përgatitjen dhe organizimin e operacioneve të votimit në nivel kombëtar dhe territorial dhe siguron rregullsinë e tyre. Ai ndërhyne në zgjidhjen e çështjeve elektorale në degët e partisë në përputhje me aktet e nxjerra për këtë qëllim. Ai përgjigjet përpara kryesisë së Partisë.

Referuar këtij Neni të Statutit të PD-së, nuk janë nënkryetarët e partisë ata që vendosin modalitetet e garës në PD, por është kryesia ajo që mblidhet dhe vendos për zgjedhjet në Parti.

Anashkalimi i këtij organizmi është qartazi një shkelje statutore e ideuar nga kryetari i ngrirë i Partisë Demokratike, cili një ditë më parë ndërmori një akt të paparashikuar në statut duke ia deleguar funksionimin e partisë, dy nënkryetarëve.

statuti
(Statuti i PD për zgjedhjet)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…