Ristani:Meta përgjegjës për kapjen
e institucioneve dhe refuzimin e statusit

Ristani:Meta përgjegjës për kapjen<br />e institucioneve dhe refuzimin e statusit
TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar sot Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta se është përgjegjës për kapjen e institucioneve të pavarura. Deputeti i PD Arben Ristani, në një dalje për shtyp, tha se Meta është gjithashtu përgjegjës për shkarkimet në administratë dhe refuzimit të statusit për Shqipërinë. 

“Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, është bashkëpërgjegjës për degradimin e demokracisë, për sulmin dhe shkatërrimin e institucioneve të pavarura. Pas toneve dhe thirrjeve kinse të moderuara, fshihet Ilir Meta i vërtetë, iniciator dhe garant i sulmeve kundër institucioneve të pavarura, si ILDKP, AMA, SHISH.” tha Ristani.

Më tëj në fjalën e tij Ristani akuzoi Metën se është njësoj përgjegjës si Edi Rama për refuzimin e statusit për Shqipërinë.

“Përtej fjalëve të dala boje, fshihet Ilir Meta i vërtetë, i cili ka interesat e tij klienteliste për kapjen e institucioneve dhe forcimin e pushtetit të tij personal. Ilir Meta, njësoj si Edi Rama është përgjegjës për mosdhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nga Bashkimi Europian në dhjetor.” përfundoi fjalën e tij deputeti i PD, Ristani.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin