TIRANE - Deputeti i PD Arben Ristani ka denoncuar në një konferencë për shtyp, ceremoninë e djeshme të provimit për akademinë e rendit,duke e cilësuar si një hap më shumë drejt kthimit të policisë së shtetit në polici të Partisë Socialiste.
 
“Vendet e punës në polici u hapën për ata që kanë paguar shuma të mëdha për të kapur zyrat, vendet e punës u hapën për ata që duheshin shpërblyer politikisht apo për lidhjet familjare. Ju të dashur të rinj dhe të reja, me të drejtë mund të ëndërroni për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit, por ëndrra juaj është shumë larg të qenit pjesë e skuadrës Tahiri.” tha Ristani në fjalën e tin ndërsa shtoi:
 
“Skuadra Tahiri është skuadër politike e cila në këto pak muaj veprimtari ka tronditur nga themelet rendin e sigurinë e shqiptarëve, me tritol çdo ditë, me vjedhje e grabitje monstruoze. Partia Demokratike thekson se shndërrimi i Policisë së Shtetit në Polici të Partisë Socialiste, është dëmi më i rëndë që mund ti bëhet rendit dhe sigurisë së Shqiptarëve” – përfundoi deputeti Ristani. 


Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)