TIRANE 12 Shkurt /ATSH/- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, duke iu referuar ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku shpërthyen dy lëndë eksplozivi, tha se, "gjendja e sigurisë dhe rendit në vend është e dobët dhe e kërcënuar nga ngjarje të tilla".
"Shqipëria po mbytet në kokainë dhe kokaina sjell gjak", u shpreh Ristani, duke akuzuar pozitën, se nuk duhet të përzihet me krimin. Opozita është në detyrën e saj, me një eksperincë më të madhe dhe për t'ju paralajmëruar për këto ngjarje, ndaj mos ju sulni opozitës", tha Ristani.
Sigurisht, vijoi gjatë fjalës së tij, ngjarja është shumë e rëndë dhe jemi në krah të familjes së ministrit Tahiri, por duhet të analizojmë pse jemi në këtë situatë. Sipas Ristanit, heshtja e opozitës nuk e zgjidh situaten, e cila nuk duhet të krahasohet me rastin "Falcone" , tha ai, ndërsa theksoi se, Policia e Shtetit nuk duhet të ishte përfshirë në reformat e shkurtimeve.
Duke u ndalur në siuatën e përmbytjeve që përfshiu ditë më parë disa zona të vendit, Ristani tha se, qeveria duhet të shpallte situatën emergjencës civile, bazur kjo në ligjin për emergjencën, pasi vetëm kështu sipas tij, do të mund të përballohej situata që u krijua në jug të vendit.
Ristani kërkoi, që qeveria të marrë parasysh kërkesat e banorëve në qytetin e Vlorës, për t'i kompensuar ata sipas tregut dhe për t'i legalizuar, pronat e të cilëve preken nga ndërtimi i rrugës "Trans- Ballkanike". e,xh/ /a.g/










