TIRANË - Deputeti i PD, Arben Ristani reaguar pas fjalës së kryeministrit Rama. “Fort dhe gjatë u përpoq sot Rama te shitej si mbrojtës dhe promotor i policisë.”tha ai duke shtuar se “Shqiptarët nuk harrojnë se ishin Rama dhe Tahiri ata që ndërsyen turma të paguara nga krimi dhe narkotrafikantët kundër policisë së shtetit me gurë dhe hunj. Se ishin ata që bënin sehir kur përgjakja e uniformave blu vazhdonte edhe kur ishin rrëzuar.”

Janë po ata, Rama dhe Tahiri, që denigruan moralin dhe potencialet e policisë duke rifutur në radhët e saj individë të përjashtuar nga vetë ish ministrat socialistë, për lidhje me krimin dhe me narkotrafikun.” tha Ristani duke  përmendur rikthimin në detyrë të disa efektivëve të larguar nga puna si të inkriminuar. Lidhur me trafikun e drogës, Ristani shtoi se “Rikthimi në polici i personave të inkriminuar me narkotrafikun nuk ka qenë rastësi”

“PD dhe opozita e paralajmëruan Ramën se fushata e egër e zhbërjes së Policisë së Shtetit do të vijë me një me një faturë të rëndë për rendin dhe sigurinë e vendit”-tha Ristani duke shtuar – “Sot ai konfirmoi të gjithë shqetësimet se shteti është dorëzuar para krimit, se policia jo vetëm që nuk ka rilindur, por i janë këputur krahët për të luftuar krimin”.
 
Deputeti Ristani i është drejtuar kryeministri Rama, si përgjegjës për shkallmimin e policisë së shtetit. “Ti je përgjegjës për këtë situatë të rëndë të sigurisë në vend.
 
Sipas Ristanit të gjithë shqiptarët kanë sot një hall, nxjerrjen e vendit nga kthetrat e narkotrafikut me mbështetje dhe symbyllje qeveritare. Ndërsa Rama ka një hall tjetër: t’i ikë përgjegjësisë me çdo mënyrë.

Arben Ristani ka bërë edhe njëherë thirrje për protestën që organizohet nesër.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)