TIRANË - Partia Demokratike me anë të deputetit Arben Ristani ka akuzuar sërish ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryeministrin Edi Rana, në lidhje me largimet nga Policia e Shtetit.
Gjatë deklaratës së tij, Ristani tha se, “16 oficerë të sektorit të operacioneve speciale, të trainuar nga organizatat partnere më prestigjioze ndërkombëtare si FBI, ICITAP, PAMEGA, OSBE dhe nga ekspertët e anti-terrorit në Turqi, të angazhuar për vite me radhë në ndalimin dhe arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, janë liruar tashmë detyra pa asnjë motiv”.
“Me marifetin banal, shkurtim strukture, elita e Policisë së Shtetit, oficerë që shpesh kanë vënë në rrezik edhe jetën në përpjekjet kundër kriminelëve ju bashkuan shokëve të tyre të liruar më parë nga detyra si pasojë e shkrirjes së sektorit të hetimit të krimit ekonomik dhe sektorëve të tjerë”, deklaroi Ristani gjatë fjalës së tij.
Sipas deputetit të PD-së, kjo parti është e vendosur për të mos lejuar zhbërjen e shtetit apo vendosjen e tij nën kontrollin e krimit. “Oficerët e policisë të këtyre sektorëve jetik të luftës kundër krimit kanë fajin e vetëm se dinë shumë. Ata janë në dijeni të lidhjeve të elementëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe miqësive të tyre politike që shkojnë deri tek Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri.
Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, duan ta kthejnë policinë e shtetit në një strukturë ushtarake të Partisë Socialiste për ta përdorur kundër kundërshtarëve politikë dhe për interesat e tyre mafioze dhe jo për të ruajtur rendin dhe qetësinë për gjithë popullin shqiptar. Ky është dëmi më i madh që po i bëhet vendit, që po i bëhet demokracisë, dhe qytetarëve”, theksoi në fjalën e tij, deputeti demokrat, Arben Ristani.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com