TIRANE - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka reaguar në lidhje me grabitjet e ditëve të fundit nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook duke akuzuar Ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin për situatën e krijuar.

Sipas Ristanit vetëm sot janë kryer 6 grabitje me armë ndërsa dy ditë më parë nga banka janë grabitur gati 4 milion euro. Ristani ka akuzuar ministrin Saimir Tahiri se ai nuk ka forcën që të kapë as ata që i vënë tritolin në shtëpinë e tij.

Ndërsa kryeministri sipas tij vazhdon me idenë se rendi dhe siguria në Shqipëri janë në gjendjen e tyre më të mirë në 20 vitet e fundit.
 
Më poshtë statusi i plotë i Arben Ristanit

Vetem sot 6 grabitje me arme.
Gati 4 milion euro ju vodhen bankes pardje.
Nderkohe Ministri kryepolic nuk kap dot tritolvenesit ne familjen e tij.
Po te pyesesh kryerilindasin ai me siguri do thote se rendi dhe siguria ne Shqiperi eshte ne gjendjen me te mire te 20 viteve te fundit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)