Ristani: Tahiri të japë dorëheqjen 
sot ka përgënjeshtruar edhe Didin

Ristani: Tahiri të japë dorëheqjen <br />sot ka përgënjeshtruar edhe Didin
Deputeti demokrat Arben Ristani ka reaguar në emër të Partisë Demokratike në lidhje me deklaratën e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas Ristanit, Tahiri me deklaratën e tij të sotme ka hedhur poshtë deklaratën e kreut të policisë Artan Didi i cili tha se nuk e ka takuar dëshmitarin, ndërsa sipas Tahirit ata janë takuar bashkë në zyrë për të marrë dëshminë.

“Fillimisht ai përgenjështroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Artan Didi ka deklaruar publikisht se nuk ka pasur informacion rreth kësaj ngjarje dhe se nuk ka takuar askënd, asnjë personazh të kësaj historie kriminale. Por shefi i tij, Saimir Tahiri, tha sot se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është gënjeshtar, pasi ai e ka takuar personin e dyshuar si atentator, e që ka marrë porosinë për të vrarë dy deputetët,”- tha Ristani.

Po ashtu deputeti demokrat kërkoi në emër të opozitës që Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të japë dorëheqjen pasi është e  papranueshme ajo që ka ndodhur.

Ne i kërkojmë sot Ministrit të Brendshëm të japë dorëheqjen. Mbarë publiku, mbarë qytetarët kanë parë me zë e me figurë sot, se Saimir Tahiri është një ministër rendi që bën pazare me vrasjet e komplotet, e kur paktet dështojnë, e kur bomba u shpërthen në duar, atëherë del e lëshon mjegull sërish duke penguar zbardhjen e ngjarjes,”- tha Ristani.
 
Më poshtë deklarata e plotë e Arben Ristanit

Ministri i Brendshëm keqpërdori sot zyrën publike duke lëshuar një lum thashethemesh rreth cështjes më të mrephtë publike, për akuzën ndaj Kryetarit të Kuvendit si porositës i vrasjes së dy deputetëve.
Qytetarët u tronditen edhe më shumë sot kur panë se Ministri Tahiri është i përfshirë në këtë skenar mafioz dhe gjendet në atë detyrë për të shërbyer deri në fund interesat kriminale të dyshes Rama-Meta.
Megjithëse përgojoi për 30 minuta se kush ulej në tavolinë me kë, dhe cilin restorant frekuentojnë njerëzit, sërish Tahiri ra në kontradikta të mëdha.
Fillimisht ai përgenjështroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Artan Didi ka deklaruar publikisht se nuk ka pasur informacion rreth kësaj ngjarje dhe se nuk ka takuar askënd, asnjë personazh të kësaj historie kriminale.
Por shefi i tij, Saimir Tahiri, tha sot se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është gënjeshtar, pasi ai e ka takuar personin e dyshuar si atentator, e që ka marrë porosinë për të vrarë dy deputetët.
Ministri i Brendshëm, pranoi sot se është marrë privatisht me këtë ngjarje, pasi ka bërë takime informale me personin që dyshohet si atentatori i paguar, madje edhe në shtëpi plazhi.
Po sa herë e ka takuar Ministri të dyshuarin për vrasje të mbetur në tentativë?
A e ka takuar ndonjëherë Saimir Tahiri atentatorin, në prani të Emiliano Shullazit?
Ministri i Brendshëm nuk thotë asgjë, se përse prej 6 muajsh nuk u mor asnjë masë, asnjë veprim konkret për këtë ngjarje të rëndë, por papritur të gjitha zhvillimet ndodhën në dy ditët e fundit, pasi deputeti doli e akuzoi publikisht kryetarin e Kuvendit si vrasës, e kryeministrin si dëshmitar në vrasje.
Pse u prit 6 muaj për të ardhur deri tek ndalimi i personit të dyshuar. Iu dha kohë paktit politik rregullimit të hesapeve mes grupeve rivale në qeveri, dhe kur të gjitha negociatat dështuan, u kthyen tek ligji.
6 muaj më parë, ishin të njëjtat rrethana si sot, asgjë nuk ka ndryshuar. Por vetëm sot është arrestuar i dyshuari si atentator i paguar, për vrasje të mbetur në tentativë. Si ka mundësi, që ai nuk u arrestua 6 muaj më parë. Pse Ministri i Brendshëm takohet disa herë privatisht me një person që akuzohet si vrasës. Cfarë negociatash ka bërë me të? Si mund ta luajë këtë lojë të pështirë politike një Ministër i Brendshëm?
Ne i kërkojmë sot Ministrit të Brendshëm të japë dorëheqjen.
Mbarë publiku, mbarë qytetarët kanë parë me zë e me figurë sot, se Saimir Tahiri është një ministër rendi që bën pazare me vrasjet e komplotet, e kur paktet dështojnë, e kur bomba u shpërthen në duar, atëherë del e lëshon mjegull sërish duke penguar zbardhjen e ngjarjes.
Ky është një implikim i drejtpërdrejtë i Ministrit të Brendshëm në këtë histori kriminale.
Askush nuk mund të ketë më besim as tek ai, as tek drejtori i tij i policisë. Më e pakta duhet të japin dorëheqjen, e të shkojnë drejt prokurorisë minimalisht si persona që kanë dijeni për vrasjen e mbetur në tentativë.
Ja pra të dashur miq, deri ku ka shkuar inkrimininimi në këtë vend. Ministri i Brendshëm ulet e bën pazare, e mbyll një histori kriminale për 6 muajsh rresht, dhe vetëm kur lufta mes klaneve mafioze në pushtet shpërthen, atëherë del e tregon përralla.
Ndërkohë që Ministri i Brendshëm fshihte krimin, padrinot Rama dhe Meta tentonin të vendosnin paqe mes tyre.
Këtu ka mbërritur Shqipëria.
Qeverisje e krimit, për krimin, me krimin.
Kjo ngjarje vërteton atë që ne kemi denoncuar që në fillim, se Rama erdhi në pushtet në aleancë me krimin, dhe krimi sot ka ngritur krye se po prishen pazaret.
Partia Demokratike e ngriti kauzën e dekriminalizimit që në momentet e para dhe i qëndroi kësaj kauze deri në fund, megjithë pengesat, mungesën e vullnetit dhe dhunën e ushtruar nga dyshja Rama-Meta.
Por koha nuk pret.
Dekriminalizimi është nevojë urgjente, dhe duhet të nisë nga etërit krijues të inkriminimit masiv, horizontal e vertikal.
Eshtë ora kritike për ta ndalur këtë të keqe. Dhe ne bashkë me qytetarët do t’ia dalim. Do ta bëjmë çdo ditë betejën me krimin e tutorët e tij në pushtet, dhe do ta fitojmë këtë betejë.

 
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron