Ristrukturimi, agjencia kishte
47 punonjoës u bë me 93

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit nuk është gjë tjetër veçse Drejtoria e Kontrollit të Territorit Urban, i cili pas ristrukturimit në tetor të vitit 2011, u quajt AMK. Deri në tetor të vitit 2011, kjo drejtori kishte 47 punonjës, nga të cilët 5 u larguan vetë për shkaqe të ndryshme, dalje në pension, etj. Ndërkohë që aktualisht kjo ndërmarrje ka 93 punonjës. Nga punonjësit e vjetër, ata që ishin marrë në punë me konkurs nga administrata e Ramës, pasi punonjësit e kësaj agjencia kanë statusin e nënpunësit civil, 10 prej tyre e kanë marrë tashmë fletën e largimit nga detyra, ndërkohë që kjo fletë po bëhet gati edhe për 16 të tjerë, pasi të 16 këto persona e kanë marrë tashmë një vërejtje për "performacë të ulët', formula që ka zgjedhur bashkia për të spastruar administratën. Punonjësit thonë se megjithëse kanë këmbëngulur që të marrin një sqarim se ku kanë gabuar si dhe të mbrohen, nuk kanë marrë asnjë shpjegim nga titullarët. Sipas tyre qëllimi i vetëm i drejtuesve të bashkisë, është të largojnë të gjithë punonjësit që kanë gjetur dhe t'i zëvendësojnë ata me militantët apo familjarë të tyre, pavarësisht se mund të jenë komplet të paarsimuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit