Rita Gjeka, aktorja më e
mirë në Festivalin e Pejës

Rita Gjeka, aktorja më e<br />mirë në Festivalin e Pejës
SHKODER- Aktorja e njohur shkodrane, Rita Gjeka, është nderuar me çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e IV-të Ndërkombëtar të Monodramës, zhvilluar këto ditë në Pejë të Kosovës.

Në edicionin i katërt të këtij festivali, ku merrnin pjesë shtatë trupa, mes të cilave Italia, Anglia, Lituania, Luksemburgu, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, Rita Gjeka interpretoi monodramën "Sex? T’falemnders, sa me e provu!”, shkruar nga Dario, Franka e Jakopo Fo, me regji të Merita Smajës.
"Ka qënë një lojë brilante e aktores së teatrit 'Migjeni' të Shkodrës, Rita Gjeka, e cila pati një sukses të plotë në skenën e Pejës. Interpretimi i Gjekës kishte brenda komunikimin tepër profesional të saj me spektatorin, mizanskenat e improvizuara në sallë trajtonin etapa të tilla, që nga krijimi i njeriut të parë, deri në ditët e sotme, kur dashuria e përzierë me epshin seksual shpesh herë shkatërrojnë dashurinë e pastër dhe të sinqertë", tha për ATSH-në pas kthimit nga ky aktivitet, regjisorja Smaja.

Ndërsa aktorja shkodrane, duke folur për monodramën, shprehet se ajo nuk ishte thjesht një shfaqje për argëtim të publikut, por për të menduar më gjatë në jetën tënde të përditshme.

Sipas Gjekës, roli i vërtetë i teatrit, përpos argëtimit të batutave, është të të bëjë të mendosh pasi të dalësh nga teatri, duke reflektuar për atë që ke ndjekur në skenë. Gjeka ndjehet shumë e kënaqur dhe e emocionuar, jo vetem për çmimin e marrë në këtë festival, por në veçanti për pritjen e ngrohtë që i bëri publiku kosovar, ndaj të cilit thotë se e ndjen për obligim të rikthehet shumë shpejt në Kosovë me një tjetër shfaqje.

Ndërsa, Majlinda Jubani, drejtuese e shoqatës “Gruaja tek Gruaja”, mbështetëse dhe organizatore e kësaj shfaqje, shprehet e kënaqur që bashkëpunimi me artistët e teatrit "Migjeni" ia arriti qëllimit. Jubani shton se duke shfrytëzuar mungesen e një edukimi seksual, përmes kësaj Monodrame, emocioneve dhe mesazheve të fuqishme që përcjell, gjithsëscili prej nesh të dëgjojë se çfarë thuhet në të për të reflektuar më tej në jeten e tyre.

Pas suksesit në Kosovë, monodrama "Sex? T’falemnders, sa me e provu!”, do të jetë pjesëmarrëse në konkurimin e Festivalit të Monodranës që zhvillohet pas pak ditësh në qytetin e Vlorës, si dhe në vazhdim edhe në Shkup të Maqedonisë, ku do të marrin pjesë edhe trupa të tjera ndërkombëtare.
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza