Rita Ora anulon koncertin në Berlin...cili është shkaku

Rita Ora anulon koncertin në Berlin...cili është shkaku

Rita Ora

Rita Ora është detyruar të anulojë një koncert në Berlin me urdhër të mjekëve pasi që ajo ishte sëmurë.

Këngëtarja shqiptare ka treguar për këtë ngjarje në InstaStory ku ka thënë se ishte e “dëshpëruar” pasi mjekët nuk e kanë lejuar që të jetë në koncert në Berlin të Gjermanisë dhe se data e koncertit do të shtyhet  një ditë tjetër.

 “Jam shumë e mërzitur që po ju  lajmëroj  që jam zgjuar sëmurë tepër sot dhe kam marrë urdhra nga mjekët që mos të këndoj sonte në Amazon. Kam dashur shumë që të jem me ju sonte. Është një vendim që nuk është marrë nga unë dhe me vjen keq që nuk do të jem aty. Asgjë nuk me bën më të lumtur se sa këndimi para fansave të mi të jashtëzakonshëm dhe mos të qenit aty është një zhgënjim. Ju jeni pasuria më e madhe që kam në botë”, ka shkruar Rita nq profilin e saj.

Gjithashtu Rita i ka falenderuar të gjithë fansat për mbështetjen.

Ajo çfarë mund të bëjmë është që t'i urojmë këngëtares shërim të shpejtë e të jetë sa më shpejt pranë fansave.

Postimi i Ritës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali