Rita Ora do të luajë në filmin
“Fifty Shades Of Grey”

Rita Ora do të luajë në filmin<br />“Fifty Shades Of Grey”
Duket se suksesi i saj nuk ka të ndalur jo vetëm në karrierën muzikore, por duket se do të nisë një karrierë të suksesshme edhe në botën kinematografike.

Bëhet fjalë për kosovaren me famë botërore Rita Ora.

Pasi mori pjesë në eventin madh të modës “British Fashion Awards” ku bëri një paraqitje të denjë, Rita ka deklaruar se do të ketë një rol në filmin “Fifty Shades Of Grey”.

Në seritë e reja të këtij filmi Rita do të luajë rolin e motrës së Christian, të quajtur Mia.

Ajo e ka bërë të ditur këtë gjë në Twitter duke shkruar: - “Është zyrtare. Unë do të jem në rolin e Mias, motrës së Christian në filmin “Fifty Shades Of Grey”.

rita ora

Rita ka marë disa mësime për aktrimin gjatë studimeve në  Sylvia Young Theatre School.

Më parë Rita është shfaqur në filmin “Spivs” në vitin 2004.

Nëdrsa së fundmi ajo u shfaq në serinë e gjashtë të “Fast and Furious”.

Por këto kanë qenë role të vogla për Orën, e cila duket se ka ambicie më të mëdha në këtë fushë.

Së shpejti Rita do të jetë në Vankuver ku do të nisin dhe xhirimet e filmit që përmendëm më sipër.  

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas