Rita Ora e pikëlluar pas
humbjes së Lewis Hamilton

Rita Ora e pikëlluar pas<br />humbjes së Lewis Hamilton
Lidhja mes pilotit të Formula 1-së dhe Rita Orës duket se po bëhet serioze. Këngëtarja me origjinë shqiptare është parë ditën e djeshme në Abu Dhabi-it teksa ndiqte nga afër garën finale të Formula 1-së.

Ajo ka qëndruar në ankth deri në xhiron e fundit të garës, përkrah familjes Hamilton, me shpresën se fati do t’i buzëqeshte Britanikut.

 Lewis i cili ka qënë në një lidhje prej 8 vitesh me këngëtaren Nicole Scherzinger, nuk e ka konfirmuar kurrë lidhjen mes tij dhe Rita Orës që kohët e fundit janë parë në një numër jo të vogël rastesh sëbashku.

 E megjithatë të gjitha këto spekulime nga ana e mediave duket të mos e kenë shqetësuar aspak çiftin simpatik të cilët verën e këtij viti e kanë kaluar bashkë duke punuar për projekte të reja muzikore.

Sa i përket garës së djeshme, kampion u shpall Gjermani Nico Rosberg me një diferencë prej 5 pikësh nga shoku i skuadrës Lewis Hamilton.

Redakia Online
K.M/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?