Rita Ora godet me paraqitjen në MTV VMA

Rita Ora godet me paraqitjen në MTV VMA
Pjesë e MTV Video Music Award ishte edhe këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora. Paraqitja e saj është komentuar mjaft nga mediat e huaja duke u vlerësuar.

Gjatë kalimit të saj në tapetin e kuq ajo kishte veshur një fustan të bardhë dhe me një bisht të mbuluar nga puplat dhe të gjatë rreth gjashtë metra dizenjuar nga stilisti Alexandre Vauthier.



“Fustani është aq i madh sa ka nevojë për një asistent!”,-mësohet të ketë shkruar e përditshmja Daily Mail.

Gjithashtu nuk mbeti pa u komentuar edhe fustani tjetër i veshur nga Ora, i cili ishte i kuq. 



Mesa duket Rita dëshiron të tërheqë sa më shumë vëmendjen si dhe të krijojë emër në SHBA, pasi në Evropë ajo tashmë është mjaft e njohur dhe e pëlqyer.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

18/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin